NASA ka publikuar grupin e parë të fotove me cilësi të lartë të Tokës të marra nga anija Kozmike Orion, e misionit Artemis II.
Fotot janë realizuar pasi misioni Artemis II, pjesë e ekuipazhit të të cilit janë katër astronautë, Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch, si dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Kanadeze Jeremy Hansen, po kryen një udhëtim drejt Hënës, i pari pas disa dekadash.
Fotot u realizuan nga astronauti i NASA-s dhe kapiteni i Artemis II, Reid Wiseman, nga njëra prej katër dritareve kryesore të anijes kozmike Orion, pas përfundimit të djegies transhënore me injeksion më 2 prill 2026.
Sipas NASA-s, imazhet u morën në "pajisjen personale kompjuterike, PC ose tablet" të komandantit të Artemis II, Reid Wiseman.
Më herët NASA ka njoftuar se misioni historik Artemis 2, që rikthen njerëzimin drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh, po vijon me sukses të plotë.
Komente












