Muzeu Historik Kombëtar ne Tiranë, organizon te enjten nje aktivitet kushtuar figurës së shquar te Tajar Zavalanit , aktivitet i cili shënon njëherazi nisjen e nje cikli takimesh periodike , me karakter social dhe shkencor, në përkujtim të figurave të shquara të historisë dhe letërsisë shqipe, ballkanike dhe europiane që kanë kontribuar në evidentimin e vlerave kulturore shqiptare.
Në ambjentet e MHK-së do të flitet dhe diskutohet për figurën e shquar të gazetarisë, përkthimit dhe historiografisë shqiptare Tajar Zavalani. Me qëllimin e zhvillimit të një dialogu dhe një debati miqësor për të hedhur dritë mbi aspekte të pazbuluara më parë të figurës dhe veprave të personalitetit Tajar Zavalani, do të diskutohet dhe mbi librin e Zavalanit, plejadën e kategorisë politikë dhe shkencë me të njëjtin tiull "Misioni i Shekullit XX".
Libri "Misioni i Shekullit XX" është një përmbledhje e gjerë dhe e plotë e publicistikës së autorit i cilësuar si "një nga penat elitare të viteve 30". Publicistika e tij është një ndihmesë e veçantë për një sere temash të rëndësishme që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë, problemet e saj politike, arsimore, agrare etj, por veçanërisht problemet me librin dhe kulturën.
Përveç lëndës së Historisë (Njohuri për Shoqërinë), libri shquhet edhe për mjaft profile, reçensione e kritika të mirëfillta letrare, për një seri veprash dhe autorësh të shquar të kohës, që e bëjnë veçanërisht të përdorshëm edhe në lëndën e letërsisë së huaj dhe shqiptare .
/atsh/
/Shqiptarja.com