Miss Globe pas 10 vjetësh edhe
një edicion të fundit në Shqipëri
Fillimi i nëntorit do të shonojë 10 vjetorin e organizimit të Miss Globe në Shqipëri. Ky edicion i 40-të i një prej aktiviteteve më të mëdha të bukurisë në botë, do të vijë në qytetin e Durrësit këtë vit dhe deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen 48 konkurente nga të gjitha anët e botës.
Fillimi i nëntorit do të shonojë 10 vjetorin e organizimit të Miss Globe në Shqipëri. Ky edicion i 40-të i një prej aktiviteteve më të mëdha të bukurisë në botë, do të vijë në qytetin e Durrësit këtë vit dhe deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen 48 konkurente nga të gjitha anët e botës. Gara e bukurisë, siç është traditë tashmë e “Deliart Association”, do të organizohet me të njëjtën formulë si këto nëntë vjetët e fundit.
Vajzat do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për të ndjekur më pas turin e zakonshëm të Miss Globe nëpër qytetet kryesore turistike dhe historike të vendit tone. Një detaj i turit të këtij vitit është fakti se meqë fituesja e vjetshme e Miss Globe është shqiptare, Kleoniki Delijorgji do të jetë ajo bujtësja e vajzave pjesëmarrëse.
Kleoniki do të jetë protagoniste në ekran, ajo që fton vajzat të vizitojnë dhe shijojnë bukuritë shqiptare konkurentet e Miss Globe. Rrugëtimi i Miss Globe në Shqipëri nisi 10 vjet të shkuara dhe qëllimi i Deliart Association, për ta sjellë në Shqipëri evenimentin e madh ndërkombetar të bukurise u arrit ne shtatorin e vitit 2004, pas katër vitesh përpjekje.
Kështu u kurorëzua për herë të parë në një skenë shqiptare, në amfiteatrin e Durrësit, një Miss Globe 2004, që ishte bukuroshja 18-vjecare nga Rusia Kristina Slavinskaya. Pranverën e vitit pasardhës, më datë 22 shkurt, i ndjeri Charlie See, presidenti i Miss Globe u rikthye në Tiranë për të firmosur serish të drejtën që i dha Petri Bozos, duke i besuar kështu edhe organizimin e këtij konkursi ndërkombëtar në Shqipëri. Sivjet Miss Globe feston 10 vjetorin shqiptar dhe sipas kontratës, Bozo ka edhe një vit tjetër të drejtë të organizimit të këtij konkursi bukurie.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
6/3
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Rrezikohet jeta e policit, militantët i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31
-
‘Ndahen rrugët’ e protestuesve, një pjesë mblidhen te Bashkia e Tiranës
7 Tetor, 19:31