Misteri/Argita Malltezi 375 mijë euro të ardhura nga fakultetet private, pas largimit të Berishës nga pushteti fitoi vetëm 61 mijë euro (Dokumentet)

Misteri/Argita Malltezi 375 mijë euro të ardhura nga fakultetet private, pas largimit të Berishës nga pushteti fitoi vetëm 61 mijë euro (Dokumentet)

Argita Malltezi dhe Sali Berisha

Përpos aktivitetit të Shkëlzenit si sekser, qirave të dyshimta, blerjes së pasurive të paluajtshme dhe shitjes së tyre deri në 70 % më shtrenjtë, fabrikave, investimeve të dhëndrit për ngritjen kullave etj., një nga format e pasurimit të Familjes Berisha, pjesë e listës së zezë së SHBA që nga 19 maji 2021, janë edhe të ardhurat e pazakonta të Argita Malltezit (Berisha) nga mësimdhënia në fakultete private. Nga viti 2007 deri në mas të vitit 2019, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar 375 mijë euro të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, fillimisht në Kosovë dhe më pas pa dhënë asnjë një referencë as për vendin dhe as për emrin e fakultete ku ka dhënë mësim. Çuditërisht, të ardhurat e Argitës nga mësimdhënia në fakultete private kulmojnë gjatë viteve kur babai i saj, Sali Berisha, ishte në pushte, ndërsa pësojnë një rënie drastike pas largimit të Berishës nga pushteti.

Konkretisht, nga viti 2007 deri në vitin 2013, të ardhurat e Argitës nga fakultetet private janë 314 mijë euro. Në vitin 2011 ka shënuar nivelin më të lartë, duke deklaruar 8.4 milionë lekë ose 84 mijë USD dhe 35 mijë euro nga mësimdhënia në fakultetet private. Nga viti 2014, kur Berisha nuk ishte më në pushtet, deri në mars të vitit 2019, Argita Berisha deklaron vetëm 7.5 milionë lekë ose rreth 61 mijë euro të ardhura nga fakultetet private. Nivelin më të ulët të të ardhura e ka shënuar në vitin 2016 me 1 milionë lekë. Rënia e të ardhurave pas vitit 2014, kur Berisha nuk ishte më në pushtet, krijojnë dyshime të forta se dhe të ardhurat Argitës nga mësimdhënia në fakultete private, para vitit 2013, mund të jenë influencuar nga pushteti i Berishës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkëlzen Berishën, i cili ka fituar qindra mijëra euro si sekser. Pas largimit nga pushteti të babait të tij Sali Berisha, të ardhurat e Shkëlzenit si sekser kanë rënë ndjeshëm. Madje, që kur Sali Berisha u largua nga pushteti, Shkëlzeni deklaron vetëm gjatë vitit 2015 të ardhura nga ndërmjetësimi, konkretisht 200 mijë euro. Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e Berishës dhe Familjes së tij në lisën e zezë, thuhet se Berisha ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar.

Të ardhurat e Argitës nga fakultetet private sipas viteve

7.8 mijë euro në vitin 2007

15 mijë euro 2008

16 mijë euro 2009

6.6 milionë lekë dhe 10 mijë euro, 2010

8.4 milionë lekë dhe 35 mijë euro, 2011

6.1 milionë lekë dhe 11 mijë euro, 2012

6.5 milionë lekë, 2013

1.4 milionë lekë, 2014

1 milion lekë, 2015

1.1 milion lekë, 2016

1.9 milion lekë, 2017

1.8 milion lekë, 2017

300 mijë lekë deri në mars 2019

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2007

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2008

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2009

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2010

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2011

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2012

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2013

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2014

\

Shkëlzeni, qiraja e apartamentit 2015

Argita , të ardhura nga fakultete private,2016

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2017

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2018

Argita, të ardhura nga fakultete private, 2019

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 22/06/2021 21:45

    Kjo familje super mafioze dhe e degjeneruar dhe kriminele DUHET denuar me pushkatim!

    Përgjigju
  • Teri: 22/06/2021 19:43

    Ne burg ta nisni. Merrjani dhe leket. Kthejani mbrapsht Murrizit dhe Shametit qe ropen dynjane me universitetin e tyre privat dhe hapeshin majtas e djathtas qe i kishin letrat ne rregull dhe se kishin paguar Argiten....

    Përgjigju
  • O tej: 22/06/2021 18:12

    Familje Berisha mafioze gjakpirese shkerdhate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen