“Hendeku i thellë”, i baroneshës Ashton, ka të bëjë me mitin. Por, me gjasa sot ky mit është i cekët, aspak i thellë.
Dialogu i Kosovës me Serbinë ka qenë shumë afër marrëveshjes. Vetëm një çështje kishte mbetur kontestuese dhe nuk u “kapërcye”. Baronesha Ashton u pat shprehur se hendeku i mospajtimit është i ngushtë, por shumë i thellë. E përkthyer në temat e negociuara, problem u bë Asociacioni i komunave serbe. Palët u pajtuan që të krijohet asociacioni, por nuk gjenin assesi gjuhën e përbashkët rreth strukturës dhe kompetencave që do t’i kishte. Serbia kërkonte kompetenca të mëdha ekzekutive, ato të autonomisë së lartë territoriale. Organizim kyç do të mbante lidhje të zbehta me Republikën e Kosovës, nga njëra anë dhe derën e hapur për raporte të afërta me Republikën e Serbisë, nga ana tjetër. Formalisht Asociacioni do të ishte me Kosovën, por esencialisht i lidhur me Serbinë.
Kosova assesi nuk ka mundur të pranonte këtë zgjidhje, sepse do të ishte një lloj i legalizimit të pushtetit paralel serb në veri. Për më shumë, Beogradi kishte ambicie që veriun ta bënte si një lloj Piemonti edhe për komunat tjera serbe në Kosovë që tashmë janë akomoduar bukur shumë me kompetencat vetëqeverisëse të pakos së Ahtisarit. Me asociacionin, nëse do të bëheshin anëtare të tij, komunat si Graçanica, Stërpca etj., do ta fuqizonin edhe më shumë prezencën e tërthortë të Serbisë në Kosovë, sepse me këtë do të mundësohej, falë kanaleve legale dhe ilegale të koordinimit, përzierja e Beogradit në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.
Nën firmën e mbrojtjes së interesave dhe të sigurisë së serbëve në Kosovë, Beogradi dëshironte të mbante një pykë të fuqishme brenda jetës institucionale të Kosovës. Shteti i Kosovës do të kishte pengesa serioze në ushtrimin e sovranitetit dhe funksionalizimin e plotë politik dhe ekonomik.
Rrezik për këtë skenar shtohej edhe për shkak se Beogradi strategjikisht rezervohej nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Duke u thirrur në Kushtetutën e vitit 2006, Serbia thoshte se nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi që aty Kosova përcaktohet si tokë serbe.
Edhe qasja pragmatike e BE-së dhe SHBA-ve në këtë fazë nuk parashihte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Nga Serbia kërkohej vetëm normalizimii raporteve me Kosovën në format e njohjes implicite, por jo edhe faktike.
Beogradi e gjeti një hapësirë manovruese në këtë strategji të butë të Perëndimit. Mendoj se mund të ngulë dy pyka bllokuese në zgjidhjen e ofruar nga BE-ja si ndërmjetësuese e dalogut. Pyka e parë, pra, ka qenë e brendshme, ajo e Asociacionit që do të duhej ta mbante gjallë Serbinë etnike në Kosovë, sado e vogël ajo me shtrirje në popullsi. Pyka e dytë do të ishte mbajtja gjallë e sovranitetit de jure mbi Kosovën, sipas kutit serb, duke mos e hequr nenin kushtetues se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë.
Në një intervistë pas refuzimit të marrëveshjes në Bruksel, Kryeministri i Serbisë Daçiq, ka bërë një ofertë “gjeneroze” mbi mundësinë e bartjes së kompetencave shtetërore nga Beogradi te Prishtina, mu mbi bazën e Kushtetutës së Serbisë të vitit 2006. Republika e Kosovës, sipas kësaj oferte, do të mund të derivohej dhe “dhurohej” me një akt kushtetues të sovranit, Serbisë, që ia lejon shumicës shqiptare ta ketë republikën në territorin e Serbisë, dhe në atë “republikë” do të duhej të kishte pushtetin autonom Asociacioni i komunave serbe.
Sipas kësaj logjike Beogradi do të ishte “zemërgjerë” në legalizimin e republikës së Kosovës, por me pasojë se Kosova do të ishte shtet me sovranitet të kufizuar, apo shtet vasal, sovran i vërtetë i të cilit do të mbetej Serbia! Kosova de fakto do të kishte institucionet dhe pushtetin e vet, por de jure do të ishte krijesë e sovranit që nga kushtetuta e vet nuk do ta heqë pretendimin e pronës mbi Kosovën.
Në shpjegimin e Daçiqit thuhet se bartja “dhuratë” e kompetencave të pushtetit nga Beogradi në Prishtinë është e ngjashme me bartjen “gjeneroze” të kompetencave të pushtetit nga Prishtina në Asociacionin e komunave serbe.
E vërteta e këtij “gjeneroziteti” është se Serbia e ballafaquar me humbjen faktike të kontrollit mbi Kosovën, si dhe pafuqinë që të ndeshet me fuqitë superiore botërore që e kanë sponsoruar dhe njohur pavarësinë e Kosovës, dhe tani lobojnë për legalizimin universal të pavarësisë, kërkon moduset e kufizimit të sovranitetit të Kosovës në rrafshin e parimeve të një rendi ndërkombëtar që nuk është ai i “raportit aktual të forcave”, por të një tjetër rendi ku çështje e sovranitetit mbi Kosovën interpretohet ndryshe, në favor të Serbisë.
Oferta e afirmimit të Kushtetutës serbe të vitit 2006, si dhe e avancimit të autonomisë etnike serbe në veri dhe gjetiu, janë dy gjetje që teorikisht do të “gozhdonin” fatin e Republikës së Kosovës në raporte varësie nga Serbia.
Pse i gjithë ky skenar?
Në mitologjinë serbe historike, por edhe atë aktuale, figuron bindja dhe betimi se humbjet nuk duhet të pranohen kurrë, sepse një ditë do të ndryshojnë rrethanat dhe humbjet do të shndërrohen në fitore. Miti serb thotë se Serbia një herë e kishte humbur Kosovën në betejën e vitit 1389, por priti gjatë dhe arriti ta ripushtojë pas 6 shekujsh!
“Humbja” e vitit 1999 tani shikohet si një përsëritje e vitit 1389, kur serbët duhet t’i nënshtrohen fuqisë superiore, NATO-s, e përkohësisht edhe shqiptarëve, por gjithnjë
duke menduar për të ardhmen kur do të përmbysen gjërat. Për këtë qëllim të gjitha dredhitë janë të lejuara…
Hendeku i thellë i baroneshës Ashton, ka të bëjë me mitin.
Por, me gjasa sot ky mit është i cekët, aspak i thellë. Çështja është se duhet kapërcyer hendekun pa këto sofizma të të drejtave ekskluzive etnike që serbët, në mënyrë raciste, i rezervojnë vetëm për veten, duke nënçmuar të gjithë fqinjët, e parasëgjithash shqiptarët.
BE-ja nuk do të duhej assesi të shpërblejë delirin racist të ekstremizmit serb. Nëse shumica e serbëve në Kosovë është akomoduar me të drejtat e pakos së Ahtisarit, çka i bën të “veçantë” serbët e veriut që kërkojnë të drejtën etnike për të mbajtur Kosovën peng të një miti.
Nga Shkëlzen Maliqi
/Shqiptarja.com