Mitingjet e Bashës, Rama: Fushatë mizerabël, faj i shëmtuar infektimi masiv me COVID! Lus zotin që të mos përfundojnë spitaleve! PD: Kryeministrin e ka kapur paniku i humbjes

Ndërsa PD vijon takimet elektorale në Korçë duke shkelur rregullat anti COVID, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e quajtur sjelljen e kryedemokratit Lulzim Basha një këmbëngulje djallëzore që po rrezikon shëndetin e qytetarëve nga COVID. Sipas kryeministrit qytetarët po keqpërdoren në mënyrë mizerable për fushatë. 

"'Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore', thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku”, shkruan Rama.

Duke përmendur që sot vijon dita e 4 e vaksinimit masiv në të gjithë vendin, kryeministri Rama i ka quajtur takimet e Bashës faj të shëmtuar të infektimit masiv me COVID. Në fund Rama shkruan se uron që qytetarët që kanë marrë pjesë në takimet e Bashës ku nuk janë respektuar masat anti COVID, të mos përfundojnë spitaleve.

“*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv. (Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”, vijon Rama.

Kryeministri sot ka qenë edhe në Shkodër ku teksa ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendra shëndetësore, u shpreh i bindur se duke u bazuar në ecurinë e procesit, objektivi për të vaksinuar gjysmë milionë shqiptarë brenda majit, mund të tejkalohet. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Deklarata e Ramës për mitingjet e Bashës, PD: Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz, prandaj sulmon takimet tona elektorale

PD i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili ka sulmuar kreun e  PD Lulzim Basha për takimet elektorale të zhvilluara në shkelje të rregullave anti COVID.

Sipas PD humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz Ramën dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë”, thotë PD.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 01/04/2021 04:25

    Si gjithmon shqupi entuziast edhe pas humbjeve qe me sa duket do ta pasoj. I gjati me sa duken bathet edhe kete here do jua fus pak. Nderkoh qe ju ka hyr maja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille