/ATSH/- Qyteti i Mitrovicës është "ndezur" të dielën mbrëma pas fitores së Kombëtares në sfidën ndaj Armenisë.
Festimet më të mëdha u bënë në qendër të qytetit, aty ku menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ishin mbledhur qindra tifozë, ndërsa shumë qytetarë kanë vërshuar me makinat e tyre për të festuar nëpër rrugët e këtij qyteti.
Nuk kanë munguar flamujt kombëtarë, brohoritjet 'Shqipëri etnike', sirenat, fishekzjarrët etj, ndërsa është festuar deri në orët e vona të natës.
Derisa në jug të qytetit atmosfera ishte e zjarrtë, në veri mbretëronte situatë e qetë dhe me pak qytetarë nëpër rrugë. Nuk është shënuar ndonjë incident. /Kosovapress/