/ATSH/.-Një delegacion i Bibliotekës Publike të qytetit të Lezhës, i kryesuar nga drejtori Gjergj Shyti, ka qëndruar për dy ditë në qytetin e Mitrovicës, si mysafir i Bibliotekës Komunale "Latif Berisha".
Delegacioni lezhian është pritur nga Drejtori i Drejtorisë së Kulturës të komunës jugore, Ardian Kavaja dhe drejtori i bibliotekës mitrovicase, Miftar Kurti.
Drejtuesit e dy bibliotekave, të Mitrovicës dhe Lezhës, diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë, shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e komunikimit, me qëllim të perparimit të shërbimeve dhe ofrimit të librit tek lexuesit, thekson njoftimi i dërguar sot nga zyra e shtypit e komunës jugore të qytetit më të madh verior të Kosovës.
Mysafirët lezhjanë gjatë qëndrimit në qytetin e Mitrovicës vizituan edhe objektet e tjera të kulturës, Muzeun e Qytetit, Kullën e e Isa Boletinit në Boletin, Muzeun e Kristaleve të Trepçës, etj.
Biblioteka e Mitrovicës mban emrin e poetit Latif Berisha, i cili është ekzekutuar në shtëpinë e tij në këtë qytet nga forcat serbe natën e fillimit të ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s për Kosovën, mes 24 e 25 marsit 1999.
/Shqiptarja.com