MJEDIS – Eurostat: BE po prodhon më pak, por edhe po riciklon më pak mbetje

BRUKSEL - Evropianët kanë pakësuar prodhimin e mbetjeve në mestaren prej 481 kilogramësh për banor në vitin 2013, por vetëm 43 për qind e këtyre mbetjeve janë trajtuar apo ricikluar, deklaroi Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.
Danimarka është prodhuesi më i madh i mbetjeve urbane, shtëpiake, të ndërmarrjeve dhe godinave publike, me 747 kilogramë për person në vit.
Vendi ka ricikluar 28 për qind të këtyre mbetjeve duke groposur për dekompozim 17 për qind, djegur 54 për qind.
Vetëm dy për qind kanë mbetur stok.
Rumania deklaron sasinë më të vogël me vetëm 272 kilogramë,por 97 për qind e mbetjeve mbeten stok.
Franca është nën mesataren me një prodhim vjetor prej 530 kilogramë për banor. Ajo ka djegur 34 për qind, ricikluar 21 për qind, groposur për dekompozim 17 për qind, dhe grumbulluar stok 28 për qind.
Bashkimi Europian ka regjistruar në vitin 2002 rritje të prodhimit të mbetjeve urbane me 527 kilogramë për banor.
"Ky prodhim, u pakësua në mënyrë konstante që nga viti 2007 e në vijim, por metodat e trajtimit kishin diferenca të mëdha sipas vendeve", thekson Eurostat.
Vetëm shtatë shtete, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Austria, Sllovenia dhe Suedia, riciklojnë dhe depozitojnë për dekompozim mbetjet e tyre./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)