Mjekët italianë, leksione për
teknikat e heqjes së kancerit

Mjekët italianë, leksione për<br />teknikat e heqjes së kancerit
Në takimin ndërkombëtar “Kanceri i Gjirit mund të luftohet, mjafton të Duash”, mjekët italianë kanë treguar superioritetin në teknikat se sdi ata e trajtojnë këtë sëmundje, duke dëmtuar në minimum feminilitetin, edhe pas një ndrëhyrje kirurgjikale në gjoks. Drejtori i departamentit të Senologjisë në Institutin Europian të Onkologjisë, Alberto Luini, në një letër të tij, apelon se i duhet kushtuar vëmendje e madhe kësaj sëmundje, që ajo të mos krijojë panik, ndërsa ka falenderuar organizatorët e këtij takimi “Kanceri në gji duhet luftuar që të mos krijojë më panik. Duhet përkujdesje maksimale për kujdesin ndaj gruas dhe sëmundjes së kancerit të gjirit.

Veçanërisht falenderoj Alba Malltezin dhe Carlo Bollinon për këtë nismë dhe do ta kenë gjithmonë ndihmën time në luftën ndaj kancerit të gjirit”, - ka thënë Luini. Ndërsa zv. drejtori i departamentit të rindërtimit dhe të kirurgjisë plastike pranë Institutit Europian të Onkologjisë, Stefano Martella, është ndalur tek metodat dhe teknikat e rindërtimit të gjirit pas operacionit. “Rindërtimi i gjoksit varet edhe nga stadi i avancimit të sëmundjes. Kirurgjia mund të ruajë gruan në një mbrojtje të lartë ndryshe nga mastektomia totale e gjirit. Ka disa raste të vështira për tu rimodeluar dhe për këtë roli ynë është të ndihmojmë gruan për të riparuar indin dhe një ndihmë të madhe për këtë na jep radioterapia në sallën e operacioneve, duke e ndjekur procesin në vijimësi me efikasitet”, - ka shpjeguar Martella. 

DIAGNOSTIKIM I SHPEJTE
“Vetëprekja nuk mjafton – tha doktoreshë Gatti – sepse për të arritur maksimumin e mjekimit të kancerit, duhet ta zbulosh kur është akoma në një fazë që nuk dallohet me prekje, as nga mjeku: pra duhen bërë mamografia dhe ekografia, të dyja së bashku”. Nëse kanceri i gjirit zbulohet kur është akoma më i vogël se 1 centimetër, mundësitë e shërimit total shkojnë deri në 97 %.

KIRURGJI JO RADIKALE
Ekspertët e IEO, dhe për këtë prof. Umberto Veronesi është i pari në botë që e ka shpikur, janë të sigurtë se ndërhyrja në gjoks nuk duhet të jetë radikale. Pra nuk vlen të hiqet i gjithë gjiri (mastektomi) por mjafton të heqësh vetëm një pjesë (kuadraktomi) për të pasur të njëjtat mundësi shërimi. Në Shqipëri, në 80% të ndërhyrjeve kryejnë mastektomi radikale

GJENDRAT LIMFATIKE
Vite më parë, kur një grua zbulonte se kishte kancer, bashkë me gjirin i hiqeshin dhe të gjitha gjendrat limfatike të sqetullës. “Sot në IEO, hiqen vetëm kur është absolutisht e nevojshme”, shpjegoi doktoresha Gatti. Për të zbuluar se kur hiqen dhe kur jo, kryhet një analizë në kohën e operacionit duke kontrolluar gjëndrën e parë të të gjithë zinxhirit të gjendrave (e ashtuquajtura gjëndër sentinele – roje) dhe vetëm nëse kjo gjëndër është kapur nga qelizat kancerogjene, atëherë hiqen dhe të tjerat.

RADIOTERAPI GJATE OPERACIONIT
Për të zvogëluar akoma më shumë vështirësitë e gruas së operuar nga kanceri i gjirit, në IEO radioterapia (e domosdoshme për “të djegur” qeliza tumorale që mund të kenë mbetur) kryhet, atëherë kur është e mundur, që gjatë operacionit dhe kjo i shmang gruas që të bëjë radioterapi tradicionale që zakonisht zgjat gjashtë javë dhe që mund të sjellë veç dëmeve estetike, edhe shumë vështirësi. Në Shqipëri, kjo taktikë radioterapie gjatë operacionit nuk ekziston dhe ajo radioterapi që kryhet në strukturat publike bëhet me aparate shumë të vjetër (kobaltoterapia) që i sjellin dëme anësore gruas shumë më të mëdha se ato akseleratorët, që tek ne ekzistojnë vetëm në privat.

RINDERTIMI I GJOKSIT GJATE OPERACIONIT
Një risi tjetër e përshkruar nga doktor Stefano Martella dhe në shumë raste e praktikuar në IEO (si dhe në shumë spitale të specializuar europianë) është ajo e zëvendësimit të gjirit të hequr gjatë një mastektomie radikale, me një protezë artificiale direkt gjatë ndërhyrjes. Në këtë mënyrë, gruaja e operuar nga kanceri në gji zgjohet nga operacioni kirirgjikal pa traumën e një gjoksi të munguar. Në Shqipëri është një praktikë ende e paaplikuar.

Shifrat e kancerit të gjirit
 Çdo 75 sekonda në botë vdes një grua nga kanceri i gjirit
Sipas statistikave, 1 në 8 gra mbi moshën 50 vjeçare vuan nga kanceri i gjirit.
Kanceri është sot shkaku i dytë madhor i vdekjeve në vendin tonë 16.6%, pas sëmundjeve kardiovaskulare (50.2%), me 4.000-4.500 raste të reja të raportuara çdo vit
Ndërsa një vlerësim i incidencës së sëmundjeve tumorale në Shqipëri, nga Globoscan, flet për rreth 7.000-8.000 raste/vit
Në Shqipëri vetëm 5.4% e grave e kapin atë në stadin fillestar, ku mundësia për t’i mbijetuar është mbi 75%.
Në shtetet e Bashkuara të Amerikës 65 % e grave e kapin në fazën fillestrare
Shqipëria zë vendin e 49, ku niveli i incidencës së kancerit është shumë e lartë, nga 50 vende në total.
Bërjae ekzaminimit të mamografisë do t’u shpëtonte jetën 35% të grave që preken nga tumor
Nëse në vitin 1986 spitalet tona raportonin 150 raste me kancer gjiri, më 20100ën kanë raportuar 450 raste
Brenda vitit 2014 do të fillojë zbatimi i një programi kombëtar për kontrollin bazë periodik falas të shëndetit për popullsinë në intervalin moshor 40-60 vjeç.
Çdo vit mbi 185.000 gra në Evrope preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje
 
 Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!