Mjekë, ekonomistë e biznesmenë, Endri Shabani prezanton kandidatët për deputetë të Nismës Thurje në disa prej qarqeve

Mjekë, ekonomistë e biznesmenë, Endri Shabani prezanton kandidatët për deputetë të Nismës Thurje në disa prej qarqeve

1611860137_shabani.jpg

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një intervistë për Report Tv ka zbuluar disa nga emrat e drejtuesve politikë si dhe kandidatë për deputetë të disa prej qarqeve. Në qarkun e Durrësit është mjeku Artan Koni i cili po koordinon punën e fushatës, në Tiranë është ekonomisti Pano Soko.

Në qarkun e Shkodrës po punon psikologu Amel Previzi ndërsa në Lezhë është fermerja Rigerta Loku. Në Gjirokastër është sipërmarrësi Kristaq Begzo ndërsa në Elbasan Rudina Hajdari e cila e ka zbuluar vetë më parë. Ndërsa Shabani tha se nuk do të jetë i pari në listë në asnjë prej 4 qarqeve të mundësuara nga ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor por pa zbuluar asnjë prej qarqeve ku do të garojë.

"Edhe në këtë proces ne kemi bërë thirrje publike në internet që deri më tani e kanë plotësuar 2400 persona. Një pjesë që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e listës garuese, një pjesë për të kontribuar si aktivistë. Jemi në procesin e organizimit, filtrimit të listave për të gjitha qytetet. Disa nga emrat që mund të them që po organizojnë nismat nëpër qarqe janë mjeku Artan Koni i cili po koordinon në qarkun e Durrësit, ekonomisti Pano Soko i cili po punon për qarkun e Tiranës. Është psikologu Amel Previzi i cili po koordinon punën në qarkun e Shkodrës. Është fermerja Rigerta Loku për qarkun e Lezhës, kemi një sipërmarrës shqiptarë që është rikthyer nga emigracioni i cili po koordinon në qarkun e Gjirokastrës, i cili është Kristaq Begzo. Kemi edhe disa aktorë të tjerë. Rudina Hajdari në Elbasan. Deri në këtë fazë ne jemi në koordinimin e qarqeve. Rudina ka bërë diçka që unë e kam vlerësuar. Ajo ka hyrë në politikë nga një listë e gatshme nga PD. Ajo doli me koshiencë të plotë, refuzoi të qëndronte në listën e Bashës.

Kjo pjesë iu transmetuar si tradhëti. Është sulmuar padrejtësisht në këtë pozicion kështu që ajo kërkoi mos të ishte në një vend të sigurt por të shkonte në një qark për t'i sjellë vota plus këtij grupimi, Nismës Thurje. Unë mendoj se si psikologji dhe si model, lideri është i fundit që vendos për qarkun e tij. Është e rëndësishme që ne të akomodojmë të rinj që duan të kontribuojnë në Shqipëri. Unë kam marrë një vendim personal që të mos jem kandidat i parë në asnjë qark. Kodi i ri zgjedhor i jep mundësi liderëve të partive të kandidojnë në 4 qarqe dhe unë kam vendosur të kandidojë i dyti, i treti apo i katërti në 4 qarqe, por në asnjë të jem i parë me shpresën që duke u bashkuar me kandidatët e tjerë, ne mund të fusim sa më shumë. Unë besoj që ne kemi një ofertë të sinqertë dhe serioze për qytetarët. Nëse nuk arrijmë të grumbullojmë vota të mjaftueshme, do ishte mirë të jem unë jashtë parlamentit se sa të rinjtë që realisht po kontribuojnë. " - tha Shabani.


Lajmi kryesor:

Shabani kritika programeve ekonomike të opozitës: PD të tregojë ku do gjejë lekët për rritjen ekonomike! LSI si 'Sudja', nuk mund të besohet


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë