Shabani kritika programeve ekonomike të opozitës: PD të tregojë ku do gjejë lekët për rritjen ekonomike! LSI si 'Sudja', nuk mund të besohet

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani është shprehur me kritika ndaj programeve ekonomike të shpalosura gjatë ditëve të fundit nga LSI dhe PD. Në një intervistë për Report Tv, Shabani deklaroi se problemi me këto programe është mungesa e besueshmërisë.

Sipas tij, që PD të jetë e besueshme, duhet që të tregojë se ku do t'i marrë paratë për të realizuar pikat e parashikuara në program duke filluar nga rritja e pensioneve, rrogën minimale dhe uljen e taksave.

"Nuk e kam ndjekur programin ekonomik të PD-së. Problemi nuk është se çfarë premton se do japë, por besueshmëria. Që të bëhen të besueshëm, ai duhet të tregojë se ku do t'i marrë këto para. Problemi që ka sot Shqipëria, nuk është se nuk ka para, potenciale natyrore, por ky potencial është përqëndruar në 3-4 vende. Nëse do që Basha të ndihmojë studentët, të rrisë pensionet, ai duhet të tregojë se ku do i marrë këto para. Nëse do të thoshte se do ja marrë oligarkëve paratë që ata sot i marrin shqiptarëve do ta dëgjoja se ku do t'i çojë. Të gjitha të tjerat janë biseda boshe. Këtu nuk ka asnjë gjë të re. Të tjera gjëra premtojnë në fushatë, dhe të tjera bëjnë në pushtet" - tha Shabani.

Ndërkohë në anën tjetër, premtimet e LSI-së i ka konsideruar si ato të Sudes. Ai thotë se nëse do të besosh në premtimet e Sudes, do të thotë se nuk ke mësuar nga e shkuara. Shabani thotë se këto janë programe të pasinqerta që vijnë nga persona që i kanë shkaktuar vetëm probleme Shqipërisë në 30 vite dhe nuk janë ndëshkuar. Gjithashtu ai ka hedhur kritika dhe për kryeministrin Rama duke e konsideruar si të keqen më të rrezikshme për momentin.

"Nesër Sudja mund të dalë me një program të jashtëzakonshëm dhe të hapë një bankë. Unë nuk do t'i çoja lekët tek Sudja sepse nuk ka rëndësi se çfarë flet, por se çfarë ka bërë. Të  besosh se çfarë thotë Sudja, është problemi yt që nuk mëson nga e shkuara. Unë nuk vuaj nga ky problem. Unë lexoj artikuj politik çdo ditë. Është e kotë të lexosh gjëra që janë të pasinqerta pasi ata që i propozojnë janë burimi i problemit dhe janë të pandëshkuar. Gjithë këta që përmendëm më sipër janë të pandëshkuar përfshirë dhe LSI-në. Për 30 vite nuk kanë paguar për atë që i kanë bërë shqiptarëve. Ilir Meta ka qenë në çdo post, nëse ai ka bërë një punë të mirë, ose Basha e Rama ka bërë një punë të mirë nuk do të ishim ku jemi sot. Këta e kanë vjedhur dhe e kanë rrjepur Shqipërinë. Është joserioze të marrim parasysh fjalët e disa personave që sot jetojnë në luks me pasuri të dyshimta dhe janë të pandëshkuar" - tha Shabani.

Shabani thotë se Nisma Thurje është angazhuar në politikë pasi ai beson se në Shqipëri nuk ka një alternativë. Ai thotë se synimi i tyre është fuqizimi i institucioneve shtetërore për të bërë të mundur një barazi mes njerëzve, fëmijëve të punëtorëve dhe të politikanëve.

"Ne jemi angazhuar në politikë pasi besojmë se këtu nuk ka një alternativë. Nuk besojmë që janë ndryshe, sigurisht momentalisht rreziku më i madh është Edi Rama. Ka ndarë tortën e përbashkët me Ramën dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Kur të zgjidhet dikush, të ndryshojë rregullat e lojës që t'ja heqin pushtetin këtyre që janë në krye të institucioneve. Shqipëria sot nuk ka referendum. Ne jemi një grup qytetarësh të papërfaqësuar. Ne synojmë të fuqizojmë institucionet, pra nuk kujdesesh se kush është kryetar bashkie pasi institucioni është më i fuqishëm. Ne kemi hartuar një manifest politik që quhet 'Karta 2020' ku bazohet në disa parime. Së pari shancet e barabarta. Ne duam në Shqipëri të ketë shance të barabarta fëmijët e një punëtori dhe të këtyre politikanëve. Në disa dimensione, në mundësinë për progres në jetë. Mundësia e një fëmije të një punëtori për tu bërë i suksesshëm në jetë është shumë e pakët" - u shpreh Shabani.

PD prezantoi këtë të enjte programin e saj ekonomik në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Disa nga pikat kryesore të këtij programit, për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, (edhe pse më herët kishte premtuar se do e bënte 400 euro), 3 mijë lekë në muaj për bebet për 5 vitet e para të jetës. 

Ndërsa LSI e prezantoi programin e saj vetëm 3 ditë më parë. Monika Kryemadhi renditi disa prej prioriteteve të përfshira në këtë program ku vendosi theksin në rritjen ekonomike si dhe investimet tek të rinjtë duke filluar që nga arsimi dhe punësimin. Ajo u shpreh se ky program ka në thelb punësimin e mirëpaguar duke e cilësuar ekonominë si një pikë të panegociueshme për ta. Taksa e sheshtë 9% duket se është një pikë bashkimi në kampin opozitar ku Kryemadhi u shpreh se ka rënë dakord me PD-në.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Mjekë, ekonomistë e biznesmenë, Endri Shabani prezanton kandidatët për deputetë të Nismës Thurje në disa prej qarqeve

1611860137_shabani.jpg

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një intervistë për Report Tv ka zbuluar disa nga emrat e drejtuesve politikë si dhe kandidatë për deputetë të disa prej qarqeve. Në qarkun e Durrësit është mjeku Artan Koni i cili po koordinon punën e fushatës, në Tiranë është ekonomisti Pano Soko.

Në qarkun e Shkodrës po punon psikologu Amel Previzi ndërsa në Lezhë është fermerja Rigerta Loku. Në Gjirokastër është sipërmarrësi Kristaq Begzo ndërsa në Elbasan Rudina Hajdari e cila e ka zbuluar vetë më parë. Ndërsa Shabani tha se nuk do të jetë i pari në listë në asnjë prej 4 qarqeve të mundësuara nga ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor por pa zbuluar asnjë prej qarqeve ku do të garojë.

"Edhe në këtë proces ne kemi bërë thirrje publike në internet që deri më tani e kanë plotësuar 2400 persona. Një pjesë që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e listës garuese, një pjesë për të kontribuar si aktivistë. Jemi në procesin e organizimit, filtrimit të listave për të gjitha qytetet. Disa nga emrat që mund të them që po organizojnë nismat nëpër qarqe janë mjeku Artan Koni i cili po koordinon në qarkun e Durrësit, ekonomisti Pano Soko i cili po punon për qarkun e Tiranës. Është psikologu Amel Previzi i cili po koordinon punën në qarkun e Shkodrës. Është fermerja Rigerta Loku për qarkun e Lezhës, kemi një sipërmarrës shqiptarë që është rikthyer nga emigracioni i cili po koordinon në qarkun e Gjirokastrës, i cili është Kristaq Begzo. Kemi edhe disa aktorë të tjerë. Rudina Hajdari në Elbasan. Deri në këtë fazë ne jemi në koordinimin e qarqeve. Rudina ka bërë diçka që unë e kam vlerësuar. Ajo ka hyrë në politikë nga një listë e gatshme nga PD. Ajo doli me koshiencë të plotë, refuzoi të qëndronte në listën e Bashës.

Kjo pjesë iu transmetuar si tradhëti. Është sulmuar padrejtësisht në këtë pozicion kështu që ajo kërkoi mos të ishte në një vend të sigurt por të shkonte në një qark për t'i sjellë vota plus këtij grupimi, Nismës Thurje. Unë mendoj se si psikologji dhe si model, lideri është i fundit që vendos për qarkun e tij. Është e rëndësishme që ne të akomodojmë të rinj që duan të kontribuojnë në Shqipëri. Unë kam marrë një vendim personal që të mos jem kandidat i parë në asnjë qark. Kodi i ri zgjedhor i jep mundësi liderëve të partive të kandidojnë në 4 qarqe dhe unë kam vendosur të kandidojë i dyti, i treti apo i katërti në 4 qarqe, por në asnjë të jem i parë me shpresën që duke u bashkuar me kandidatët e tjerë, ne mund të fusim sa më shumë. Unë besoj që ne kemi një ofertë të sinqertë dhe serioze për qytetarët. Nëse nuk arrijmë të grumbullojmë vota të mjaftueshme, do ishte mirë të jem unë jashtë parlamentit se sa të rinjtë që realisht po kontribuojnë. " - tha Shabani.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 28/01/2021 20:46

    Ajo e Lezhes eshte, ajo qe u merrte me Dhi dhe Lope. Hajde Nisma Thurje hajde

    Përgjigju
  • Santo: 28/01/2021 20:03

    Taktika e vjeter e uzurpuesve te shtetit. Ne 2003 krijuan Mjaft, si "levizje", e pastaj parti e tashme bashki e qeveri. Sivjet paskan nje emer te ri si "nisma thurje". Ashti si Mjaft dikur, Thurje do targetoje ate kategori zgjedhesish qe nuk do votojne maxhorancen aktuale dhe mund te jene te dyzuar per opoziten. Sikur SPAK te hetonte nuk do qe keq, nje rast flagrant te kapjes se shtetit. Por kuptohet, vete SPAK eshte ne fushate per maxhorancen.

    Përgjigju
  • korcari: 28/01/2021 19:11

    do i gjej nga rruga e kombit qe ka vjedhur po kush e beson me lulin perpara Ps ne ne krye edi ramen madheshtorin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve