TIRANE- Ndryshimet e ligjit të arsimit të lartë rikthejnë departamentet në Universitetin e Mjekësisë. Këto struktura do të shërbejnë si njësi më vete, nga ato të shërbimeve në QSUT-së dhe do të merren me kërkim të mirëfilltë shkencor. Rikthimi i departamenteve të cilat u hoqën gjatë 2010, është mbështetur edhe nga drejtuesit aktualë të Universitetit të Mjekësisë, të cilët thonë se kërkimi shkencor ka munguar për dekada me radhë.
Këto deklarata u bënë gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. “Në departamente të cilat kanë një formim prej 12,14,16 pedagogësh kërkimi shkencorë dhe mësim dhënia është shumë herë më mirë i koordinuar dhe me kualitet më të lartë”, tha Ali Refatllari, rektor i Universitetit të Mjekësisë. Kjo gjë është mbështetur edhe nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila ka theksuar se sot shërbimet kanë nga një apo dy pedagogë dhe ku lëndën kryesore e jep shefi i shërbimit. “E di se çfarë ndodh sot tek studentët e mjekësisë?
Lënda kryesore jepet nga shefi i shërbimit, por realisht në shumicën e rasteve ndodh që është zëvendësi i tij ai që shkon te studentët”, ka pohuar Nikolla. Por, ndryshimet që i janë bërë ligjit të arsimit të lartë kanë hasur edhe kontestime nga drejtues të fakulteteve të tjera. Petrit Bara dekan i Fakultetit të Infermierisë, tha se duhet të rishihen kriteret në vendosjen e shefave të shërbimeve, apo dhe departamenteve, pasi zgjedhja e tyre është bazuar mbi interesa partiakë. Një pikë tjetër e kontestueshme ka qenë dhe përbërja e bordit të QSUT-së, që ka funksion administrativ. Sipas drejtuesve të Universitetit të Mjekësisë përbërja e tij nuk duhet të ndryshojë.
Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com