'Mjekët i punëson meritokracia', Bardh Spahia del kundër Ramës: Gënjen për shëndetësinë

'Mjekët i punëson meritokracia', Bardh Spahia del kundër Ramës: Gënjen për shëndetësinë

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me takimin e kryministrit Edi Rama që zhvilloi me mjekët dhe ku u fol për portalin 'Mjekë për Shqipërinë'.

Rama në këtë takim tha se ky portal do të shërbejë si mundësi punësimi për mjekët specializantë por edhe për punësim transparent të këtyre mjekëve, megjithatë kjo nuk ka bindur Bardh Spahian.

Ky i fundit deklaron se pacienti është kryeministri dhe nuk i ka kursyer edhe krahasimet ku e quan 'gaztori kryesor'.

Më pas ish-deputeti i PD-së ka thënë se Rama gënjen për shëndetësinë dhe se punonjësit e shëndetësisë po e braktisin vendin tonë.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

PACIENTI KRYEMINISTER

Sot Rama luajti rolin e gaztorit kryesor ne tragjikomedine ku eshte zhytur prej 6 vitesh shendetsia publike. Me vetedije kriminale dhe papergjegjshmerine e nje te semuri psikik deklaroi para salles se mbushur me mjeke te detyruar te shkonin ne takim se mjeket shqiptare paguhen me mire se koleget e tyre ne Gjermani. U foli per paga e bonuse imagjinare kur pak metra me larg salles ku zhvillohej takimi ndodh cdo dite drama e mijera pacienteve qe perballen me kushtet skandaloze ne Qsut, me mungesat e ilaceve, me radhet e pafundme per konsulta e ekzaminime. Ndjeva keqardhje per ata kolege qe degjuan delirimet e tij. Sigurisht qe do te donin te ishin diku tjeter aty ku puna e tyre vleresohet me dinjitet, ku kushtet e punes nuk i perballin cdo dite me paciente te pamundur e te irrituar. Si nuk e pyeti dikush kryeministrin ; nqse kushtet jane keto qe ju po deklaroni per cfare arsye absurde cdo vit braktisin vendet e punes mbi 150 mjeke? Pse 70% e punonjesve te shendetsise te intervistuar nga nje sondazh serioz deklarojne se duan te ikin nga Shqiperia? Rama e di mire te verteten por genjeshten e ka bere pjese te pandare te vetes. Pjese e kesaj genjeshtre dhe mashtrimi te madh eshte dhe portali " mjeke per Shqiperine" i hapur sot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën