Mjekja Endokrinologe: Kujdesuni për stilin e jetës dhe ushqimet, për të mbajtur në kontroll diabetin

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Mjekja endokrinologe Entela Puca e cila foli për njerëzit që bashkëjetojnë me diabetin dhe që sipas studimeve të fundit, mund të marrin një lloj insuline të vecantë një herë në javë. Sipas EMA, certifikimi do të bëhet shumë shpejt.

”Kjo lloj insuline do të jetë më praktike për pacientët, vecanërisht kur udhëtojnë pasi do i qetësojë dhe nga ana psikologjike” e nis kështu bisedën në studio mjekja, duke shtuar se rritja e obezitetit dhe mbipeshës ka cuar në rritjet e numrin të diabetikëve sot në botë.

Sipas mjekes është shumë e rëndësishme që të kapet në kohë diabeti, pasi mund të prekë dhe organe të tjera dhe të ketë komplikacione më vonë.Pacientët duhet të jenë shumë të saktë në oraret e përdorimin të insulinsave, duke mos i neglizhuar.

Më pas doktoresha kishte në studio dhe vajzën e saj Dea Puca, studente e mjekësisë, për të treguar rëndësinë e profesionit si student e mjekësisë dhe pasionit dhe përkushtimin në këtë mision.

Në fund mjekja dhe e bija thanë se është e rëndësishme që të bëhen kontrolle të herë pas hershme tek mjeku dhe të synohet një jetesë e shëndetshme me aktivitete fizike.


Lajmi kryesor:

Mjekja Obstetër-gjinekologe Otilja Dekovi: Besojini mjekut tuaj gjinekolog sado të vështira mund të duken shtatëzanitë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji