Mjekja Rudina Papajani krijon ese për COVID -19: "Krijimtaria më shërben të ndihmojë shpirtërisht pacientët"

Poetja Rudina Papajani, me profesion mjeke në spitalin e psikiatrisë në Vlorë, i ka kushtuar një ese që të emocionon situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Pasi jep për Report TV një mesazh sensibilizues për të qëndruar në shtëpi, që të mbrojmë jetët tona, poetja Papajani lexon edhe esenë poetike që i dedikohet shpresës për ta luftuar këtë armik të padukshëm që po humbet kaq shumë jetë njerëzish.

Në një video-mesazh për Report TV, mjekja poete Rudina Papajani shpreh trishtimin dhe shpresën për situatën e krijuar nga pandemia e rëndë që po godet gradualisht globin. Është një video me qytetet e zbrazëta dhe sytë e trishtuar të mjekes që lufton për të mbrojtur jetën njerëzore, që shpreh edhe më qartë edhe shpirtin poetik të Rudina Papajanit.  

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë