Mjekja shpjegon dallimin mes virozave të stinës dhe covid-19: Koronavirusit nuk i vihet diagnoza me vizitë, mos hajdeni në spital (VIDEO)

Gjatë muajit të fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me covid në vendin tonë. Simptomat e covid janë lehtësisht të ngatërrueshëm me simptomat e virozave të stinës,  gjë që mund të shkaktojë shqetësim në momentin që nuk mund të bëhet dallimi.

Mjekja e familjes, Diana Hysi shpjegon për Report Tv se ndryshimi mes simptomave të virozave stinore dhe Covidit e bënë vetëm mjeku.

"Zakonisht në verë virozat janë gastointesinale që shoqërohen me dhimbje të stomakut, me të vjella, me diare, me temperaturë. Ka viroza të sistemit respirator në këtë kohë që janë më të pakta. Kjo është shumë e vështirë që të bëhet nga vetë pacienti. Secili nga pacientët apo njerëzve që ndjejnë një diskonfort që konstaton që nga temperatura, lodhje e vogël, dhimbje e vogël e fytit, ikje e zërit duhet të telefonojnë mjekun e familjes pa dalë nga shtëpia fare", deklaroi mjekja Diana Hysi.

Mjekja kërkon mirëkuptim të pacientëve që u kërkohet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi mjeku duhet ta ndjek pacientin në vazhdimësi, për të bërë një dallim mes simptomatologjisë së covid dhe jo covid.

"Në ditë e parë apo të dytë është shumë e vështirë, nëse ne nuk kemi një tampon. Duhet ta ndjekim në vazhdimësi prej disa ditësh pacientin dhe nëse e shikoj të arsyeshme, nga simpotamet ne e referojmë tek epidemiologu", tha mjekja Hysi.

Mjeka Hysi tregon se fatkeqësisht 80% e qytetarëve nuk besojnë tek covid, por që këshilla e saj kryesore është të mbrohemi duke vazhduar jetën dhe kjo mund të bëhet vetëm duke mbajtur maskë.

"Mbajtja e një maske të zakonshme në çdo vend që ti shkon është shpëtim për të gjithë ne. Vetëm duke e vënë tjetrin përballë rregullit do kemi një mundësi që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit në minimum", u shpreh mjekja.

Nga mesi i muajit qershor është rritur në mënyrë të menjëhershme numri i  personave të cilët kanë filluar të shfaqin simptoma të virozave të stinës apo të Covid, duke nisur telefonatat me mjekun e familjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhuli: 12/07/2020 07:46

    Rama kryeminister, Basha te largohet edhe nga partia e tij, se e shkatrroj fare ate parti.

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 11/07/2020 16:49

    Ky pis milet vetem me dru merr vesh prandaj sa me shpejt mbylleni kete milet se ndryshe ska rruge tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja