Aurora Meta mjeke urgjence, specialiste e mjekësisë së familjes dhe psikoterapiste në një lidhje për Report Tv nga Hanoveri i Gjermanisë këshillon qytetarët që të merren me pasionet dhe familjen për menaxhimin e ankthit të shkaktuar nga koronavirusi.
Ajo gjithashtu foli edhe për situatën në përballimin e COVID-19 në Gjermani, ku tha se sistemi shëndetësor është gjithmonë i përgatitur jo vetëm për këtë situatë, por edhe në rast katastrofe natyrore ose edhe gjendje lufte, me 50% më shumë krevate dhe pajisje shëndetësore.
“Për fatin e keq edhe në Gjermani është lancuar situata e jashtëzakonshme. Gjermania çdo muaj praktikon sistemin e alarmimit të popullsisë në rast katastrofe natyrore. Por këtë muaj sirenat e alarmit ishin të vërteta. Kemi një gjendje alarmimi si të një katastrofe. Në rrugët e Gjermanisë lëvizin tashmë vetëm njerëz që kanë një pozicion kyç për shërbimin e popullsisë.
Ne faktikisht jemi në një favor më të madh se sa në rastin e Italisë, e mbase edhe me vendet e tjera të europës, pasi kemi një sistem shëndetësor të përgatitur për rast katastrofe natyrore ose edhe gjendje lufte. Spitalet kanë një kapacitet me 50% më shumë sesa në gjendje normale, me shtretër dhe me pajisje shëndetësore.
Atë që quajmë ne se gjermanët janë të ftohtë, në këtë lloj rasti, në marrëdhëniet e tyre ndërnjerëzore, ftohtësia ka ndikuar pozitivisht për mospërhapjen e koronavirusit në krahasim me vendet e tjera. Përsa i përket ankthit, menaxhimi më i mirë në këto momente është përdorimi i aktiviteteve fizike në shtëpi, ndjekja e hobit si muzika që pëlqen, piktura apo edhe vetëm të merren me fëmijët e tyre. Duhet të përpiqemi dhe ta heqim mendjen nga koronavirusi dhe të merremi me gjëra të përditshme, të cilat mbase edhe mund t’i kemi nënvlersuar deri më tani”, tha mjekja, Aurora Meta-Dollenberk.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13
Prit te shohim se eshte heret. O inferiora! Nja 20000 raste i.ka. O inferiora!
PërgjigjuJo ftohtesia por perpikeria i shpeton gjermanet nga infektet. Masat e marra nga shteti po perkrahen nga 80% e popullsise,ky eshte efekti pozitiv qe po ndodh per momentin. Edhe nje, gjermanet konsumojne ushqim hormonal dhe antibiotike indirekt nga ushqimet,sidomos nga mishi i derrit qe permban perqindje te antibiotikeve qe nga ditet e para te jetes. Mjafton te lexoni pak artikuj ne gazetat gjermane mbi fermat e derrave,pulave e shtazeve tjera.
PërgjigjuGjermanet ligjin e kane ligj dhe din si ta ruaj veten,jo si shqiptaret qe u thua rri brenda dhe dalin jashte Dhe pastaj thon me zuri korona mua.Ne Gjermani ata qe i shkelin rregullat jane vetem te huajt qe jane mesuar aliher.
PërgjigjuGjermanet Jane kudo te mire ,,se mbi te gjitha Po mesojne Boten me Rregullat dhe Ligjet qe kane...
PërgjigjuMjekia nuk paska kuptuar asgjë kur thot që gjermanët janë të ftohtë prandaj ska përhapje, gjermanët kuptojnë që duhet mbajtur distanca në rradha dhe kudo..
PërgjigjuTi spaske kuptuar asgje nga ftohtesia gjermane. Te rinjt dalin qe 18 vjec nga shtepia dhe kontaktojne prinderit shume radhe. Ne itali shumica e viktimave sillte virusin ne shtepi dhe infektonte prinderit dhe gjyshat. Ftoftesia e tyre ne kete rast po luan nje rol kryesor per perhapjen e ngadalte te virusit. Nuk ka nevoje ta thoshte mjekja shqiptare sepse po e thone edhe ekspertet.