Mjeku Alimehmeti: Ata që kanë kaluar COVID kanë nevojë për një dozë vaksine

Mjeku Alimehmeti: Ata që kanë kaluar COVID kanë nevojë për një dozë vaksine

'Ata që e kanë kaluar COVID kanë nevojë vetëm për një vaksinë dhe jo më parë se 6 muaj nga kalimi COVID.'

Kështu ka deklaruar mjeku Ilir Alimehmeti, i cili i është referuar një studimi të nxjerrë nga agjencia italiane e Medikamenteve.

Mjeku shton se ky vendim shkon në një linjë me të gjitha parimet imunologjike, pra që ata e kanë kaluar sëmundjen janë goxha të mbrojtur nga virusi.

'Lajme te mira miqte e mi! Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) shprehet zyrtarisht se ata qe e kane kaluar Covidin kane nevoje vetem per nje vaksine dhe jo me pare se 6 muaj nga kalimi i covidit. Ky vendim shkon ne linje me te gjitha parimet imunologjike, pra qe ata qe e kane kaluar semundjen jane goxha te mbrojtur nga virusi.'- shkruan mjeku Ilir Alimehmeti.

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 764 raste të reja me koronavirus dhe se kanë humbur jetën 20 qytetarë për shkak të COVID. Ndërkohë që numri i testimeve është ulur, pasi janë kryer 2714 testime, është ulur edhe numri i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë