Pas kolapsit që pësoi gjatë ndeshjes miqësore me Ukrainën, nga Danimarka vijnë lajme të mira në lidhje me gjendjen e Christian Eriksen.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të kombëtares daneze, mjeku Morten Boesen bën një përditësim për situatën e mesfushorit. "Fola këtë mëngjes me Christianin dhe është mirë. Është me familjen e tij dhe është në humor, mund të dalë shumë shpejt nga spitali dhe të kthehet në shtëpi", tha ai.

Danimarka është pranë stafit dhe futbollistëve të tjerë që janë të tronditur thellë nga ajo që ndodhi me shokun e tyre të skuadrës në sfidën e së dielës në minutën e 65-të, kur 34-vjecari preku kraharorin dhe u shemb në tokë: "Kujdesemi edhe për ta dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm", tha mjeku.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kolapsi i dytë i Christian Eriksen në fushën e lojës, mjeku i Danimarkës tregon detajet: Pajisja në zemër funksionoi siç duhet