Mjeku Kalo publikon imazhe të mushkërive të dëmtuara nga të rinj që kanë humbur jetën: COVID-19 nuk njeh moshë

Mjeku Kalo publikon imazhe të mushkërive të dëmtuara nga të rinj që kanë humbur jetën: COVID-19 nuk njeh moshë

Tritan Kalo dhe foto të mushkërive të dëmtuara nga COVID-19

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo përmes një postim në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar imazhe të mushkërive të dëmtuara, nga COVID-19 të disa personave në moshë të re, të cilët nuk arritën të fitonin luftën me virusin.

Ai gjatë postimin shkruan se gjatë fillimi të pandemisë është menduar se COVID-19 mund të prekte vetëm moshat mbi 60 vjeç, por ecuria e saj ka treguar se kushdo mund të rrezikohet.

Ai tha se edhe përse vaksinimi anti-COVID ka filluar në vend, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se dita që e gjithë popullata do të jetë vaksinuar nuk është afër.

Kalo ka ngritur apel ndaj organeve ekzekutive dhe ligjzbatuese të mos tregohen aspak tolerantë ndaj çdo personi që shkel masat anti-COVID, duke shtuar se fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare nuk duhet të zbehë punën dhe përpjekjet me përballimin e COVID-19.

“JU DUAM dhe jo pak po rrezikojmë edhe jetët tona në vijën në parë, që me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë të mundet në MIRËBESIM dhe MIRËKUPTIM, të ngadhnjejmë në këtë “luftë me armikun e padukshëm”….Together forever!!!”, shkruan infeksionisti në fund.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën