Mjeku neurolog Roel Zoga është emëruar drejtori i ri Spitalit Rajonal të Fierit.
Në këtë post ai vjen pas një përvoje të gjatë prej 21 vitesh si mjek në qytetin e Fierit, ku ka shërbyer me pasion, duke fituar respektin e kolegëve dhe të pacientëve.
I lindur në qytetin e Fierit në 4 dhjetor 1977, Roel Zoga ka përfunduar studimet e larta ne vitet 1996-2002 ne degën Mjekësi e përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Nga viti 2005 deri në 2009 është specializuar për Neurologji në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Ai ka kryer disa specializime ne spitalet “Pier Benite” dhe “Centre Hospitalier St.Joseph St Luc” në Lion të Francës, duke thelluar njohuritë dhe praktikat e tij në fushën e trajtimit të sëmundjeve neurologjike.
Nga viti 2002 deri ne vitin 2005 ka punuar si mjek urgjence në Spitalin Rajonal të Fierit. Nga viti 2009 deri ne 2017, ka shërbyer si neurolog pranë Spitalit Rajonal të Fierit. Në 2014 është emëruar si shef shërbimi në një prej pavioneve të spitalit.
Në vitin 2017 është shkëputur nga Spitali Rajonal i Fierit, për të vazhduar profesionin pranë Spitalit Amerikan në qytetin e Fierit.
Roel Zoga është i martuar me Dr.Jorida Zoga, dhe ka 3 vajza.
Me integritetin dhe profesionalizmin e tij të njohur, pritet që doktor Roel Zoga të vazhdojë të kontribuojë në avancimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin Rajonal të Fierit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
40%
-
Ministrisë
56.9%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tonelata me peshq ngordhin në Fier e Roskovec! Bashkia: Ministria e Bujqësisë të marrë masa për pastrimin e rezervuareve
1 Korrik, 17:56
-
Aksident në Fier, vdes 64-vjeçari! Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga
29 Qershor, 18:49
-
Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari (EMRI)
29 Qershor, 16:46
-
Fier/ Shuhet zjarri masiv në kodrat me Ullishte në Peshtan të Vogël
29 Qershor, 16:30
-
Aksident në aksin rrugor Fier - Patos
29 Qershor, 14:01
-
Vranë babain 77 vjeçar dhe i plagosën të birin se ndezën zjarr, prokuroria kërkon 25 vite burg për Armando Boriçin, 17 për të vëllanë
29 Qershor, 10:44
-
VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese
26 Qershor, 18:00
-
Lushnje, digjen rreth 5 hektarë ullinj, drurë frutorë dhe shkurre në kodrat e Vainit në Karbunarë
26 Qershor, 09:12
-
“Uji i kuq, s'e pijnë as pulat! Rruga skandal, s’hyn ambulanca”, banorët e fshatit Hajdaraj në Lushnje: Na kanë braktisur Bashkia e Qeveria!
25 Qershor, 15:39
-
Patos/ Lumi Gjanica mbulohet nga mbetjet urbane, kryetari i bashkisë për Report Tv: Tani po e marr vesh, do ta zgjidhim
23 Qershor, 18:28
-
Ministri i Brendshëm me përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës të 6 bashkive të qarkut Fier, përsërit apelin: Zjarrvënia është një krim që dënohet ashpër nga Kodi Penal
22 Qershor, 17:46
-
Aksident në aksin Fier-Levan, një person përplaset nga mjeti teksa po lëvizte me biçikletë
21 Qershor, 19:32