Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Doktor Roland Lama, Obstetër-Gjinekolog. Ai foli për mënyrat e reja shkencore të diagnostikimit, por dhe për pap testin që do të mbetet sipas tij një mënyrë e pazëvendësueshme.

“Nuk është se është test 100% i saktë sepse ka raste që del pozitiv, por nuk është i prekur”, tha mjeku gjatë bisedës, ndërsa shtoi se sëmundja përparon ngadalë dhe ne kemi mjaft kohë për t’a parë.

Mjeku tha se sugjerohet që të bëhen vizitat e thjeshta vaginale periodikisht dhe pap testi njëherë në vit.

Mjeku tha se nga mosha 18 vjeç, nëse është nisur të ketë marrëdhënie, është mirë që të bëhet pap testi. Në vendet e zhvilluara merren me prevenimin më shumë sesa me kurimin.

Në 90 % të rasteve, papilomavirus shërohet vetvetiu.

”Rekomandohen vizita më frekuente tek mjeku për të kapur në kohë çdo problem, si psh bërja e një kolposkopie”, shtoi mjeku, duke shtuar se vaksinimi është gjithmonë i rekomandueshëm dhe duhet bërë paraprakisht.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'