Mjeku shqiptar, në rangun e më të mirëve në Amerikë rrëfen vështirësitë e profesionit dhe arritjet e tij: Në sallën e operacionit vendos muzikë shqiptare

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ishte i ftuar mjeku i njohur shqiptar Dr. Gentian Toshkezi. Ai renditet në rangun e mjekëve më të njohur në Amerikë dhe tregoi më tepër për emigrimin  dhe profesionin sa të bukur aq edhe të vështirë.

Pas mbarimit të studimeve të përgjithshme për mjekësi në Shqipëri, dhe specializimit në Francë ai tregon për sfidën e re që ndërmori për tu zhvendosur në Amerikë:

“Rruga ka qenë e vështirë nuk ka qenë e lehtë, domethënë shkuarja në Amerikë është një rifillim  I jetës dhe profesionit, I karrierës dhe gjtihckaje, duhet kohë dhe vite që të krijosh atë karrierë dhe jetë që mendon. Pas specializmit në Francë shkova në Amerikë për një tjetër specializim për të perfeksionuar veten time që kur të isha  neurokirug I formuar të kisha njj formim sa më të plotë. Vjet unë e them me krenari u cilësova ndër doktorët më të  mirë nga shoqata “ American’s best Doctors” dhe për mua ishtë një suprizë e bukur kur u ktheva në zyrë dhe pash letrën për nominimin” u shpreh ai.

Mjeku Gentian Toshkezi rrëfeu edhe për vështirësitë e të balancuarit të jetës profesionale dhe asaj personale :

“Ëstë shumë  e vështirë që ndonjëherë ti mbështesësh apo ti kesh të dyja paralele profesionin dhe jetën personale dhe të kesh atë sukses në të dy fushat dhe kjo është ajo sfida që ka cdo neurokirurg për të gjetur kohën e mjaftueshme për të bërë karrierën dhe për të pasur një jetë private apo një jetë shoqërore të plotësuar, ka një përgjegjësi të lartë dhe kjo krijon një farë kërkese ndaj vetvetes që të performosh në një saktësi shumë të lartë” tha ndwr tw tjera ai.

Ai tregoi edhe për vështirësinë e të operuarit personat e familjes, një sfidë për mjekët që nuk rekomandohet për shkak të emocioneve të forta por që ai arriti ta realizojë me sukses:

Kam pasur një rast më një familjar të afërt kur isha në Boston bëja felloëship-in për neurokirurgjinë dhe ai u diagnostikua me një tumor në kokë. Ishte vendim I vështirë për ta marrë, për ta futur në sallë dhe operuar, ke atë anën emocionale që është njeriu yt dhe përvec përgjegjësis që ke ndaj pacientit, ke dhe përgjegjësinë që duhet ti dalësh përpara familjarëve dhe njerëzve të tu të afërt për tu dhënë lajmin e mirë ose të keq.  Gjërat shkuan mirë, 8 orë operacion” tha ai.

Ndërsa na bëri tepër krenar kur tregoi se në sallën e operacionit luan muzikë shqiptare për t’u relaksuar gjatë operimit:

Unë në sallën time operatore vendos dhe muzikë shqiptare dhe asistenët e mi dhe ekipi im kanë filluar dhe njohin shumë këngë shqiptare tani.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gloria: 09/06/2021 05:54

    Bravo te qofte...te tille njerez na nderojne ne amerike. ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)