Mjeku Tritan Kalo i emocionuar nga letra e çiftit nga Shkodra: Vijoni me durim të zbatoni këshillat

Mjeku Tritan Kalo i emocionuar nga letra e çiftit nga Shkodra: Vijoni me durim të zbatoni këshillat

Mjeku Tritan Kalo i emocionuar tregon përmes disa rreshtave në një postim në Facebook për surprizën që ai dhe stafi i Infektivit morën nga një çift të moshuarish nga Shkodra që pasi fituan betejën me COVID-in nuk i harruan mjekët dhe në shenjë falenderimi u dërguan një letër dhe një kuti me çokollata. Kalo kërkon nga shoqëria që të vijojnë zbatimin e rregullave.

"Mirënjohja është virtut i njerëzve fisnikë, jo të pakët në trojet arbërore. Një falenderim zemre edhe prej nesh për të dy pjestarët e moshuar të familjes Kraja, të cilët ja dolën mbanë me sukses përballjes me sfidën covid-19….

Letra e tyre e ndjerë dhe kutia plot çokollata të dërguara në shenjë falenderimi në adresën e kolektivit të shërbimit infektiv në QSUT, na ngjalli shumë emocione të veçanta….mesazhe të tilla mirënjohje janë një motivim edhe më i madh në punën, përkushtimin dhe profesionalizmin tonë të përditshëm….bashkëqytetar….

Ju respektojmë e ju duam shumë…jemi këtu për çdo rast, që jo do të kërkoni ndihmesën tonë në përballjen me çdo sfidë për ruajtjen e shëndetit, dhe jo vetëm në përballjen me sfidën covid-19…vijoni me durim të zbatoni këshillat tona…

janë vetëm e vetëm këshilla mëndjesh dhe zëmrash mantelbardhësh mëndje-hapur dhe të përkushtuar në betejën e triumfit të jetës, përballë sëmundjesh të vështira e më pasoja jo rrallë jetëmarrëse të tyre….së bashku dhe me mirëbesim reciprok, ne po ja dalim dhe do vijojmë t’ja dalim mbanë edhe në të ardhmen sikundër sot në sfidën jo vetëm ndaj covid-19!!!" shkruan ai.

Letra e çiftit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën