Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat e studimit: Sputnik V më e efektshme ndaj Omicron se Pfizer

Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat e studimit: Sputnik V më e efektshme ndaj Omicron se Pfizer

Mjeku Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikua një studim të dy institucioneve kërkimore në Itali dhe në Rusi sipas të cilave vaksina rusë Sputnik V, është më e efektshme ndaj Omicron se Pfizer.

Mjeku shkruan në rrjetet sociale se studiuesit vunë re se gjashtë muaj pas vaksinimit 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron, ndërsa vetëm 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

Gjithnjë duke iu referuar studimit ai thotë se në krahasim me Pfizer, Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total.

Postimi i plotë

“Kërkimi shkencor do të thotë të shohësh atë çka ka parë gjithkush dhe të mendosh atë që s’ka menduar askush.”

Cit.: Prof. Albert Szent-Györgyi (Nobel 1937)

Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron!

Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze:

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi).

Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se:

Gjashtë muaj pas vaksinimit:

74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Ëuhan-Hu1) ishte:

8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt 21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer.

Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer: Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total

Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve.

Përfundimet e autorëve:

Ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demontrojnë fare neutralizim.

Sot duket se nevoja për dozat e treta (booster) duket qartë.

Qasja më efektive është përdorimi i vaksinimit me booster heterolog, që është përdorur në mënyrë pionere nga Sputnik V.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori