'Mjeshtër i Madh'/ Kiço Kalemi, trajneri i Apolonisë 16 herë kampion në çiklizëm: Kampionët i kam marrë që fëmijë, sporti është jeta ime

Kiço Kalemi, trajner i Apolonisë në çiklizëm: “E dija që ishte një detyrë shumë e vështirë dhe e rëndë, sepse duhet të përshkruaje qindra dhe mijëra kilometra, unë e bëra me përkushtim deri në momentet që flasim.”

Kiço Kalemi është 76 vjeç dhe pasioni për sportin i ka lindur që në vogëli. Ai fillimisht ka qenë trajner i shtangës, më pas kaloi si gjyqtar në çiklizëm, ndërsa prej vitit të largët 1985 është bërë trajner i Apolonisë në çiklizëm, detyrë që vazhdon ta mbajë edhe sot e kësaj dite. Në 35 vite si trajner te Apolonia Kiço ka fituar për 16 vite titullin kampion të Shqipërisë, 10 prej tyre radhazi. Këto rekorde i kanë mundësuar edhe titullin ‘Mjeshtër i Madh”.

Kiço Kalemi, trajner i Apolonisë në çiklizëm: “Unë çiklistat i kam marrë dhe i kam gjetur zakonisht të vegjël. Kam dalë nëpër shkolla, nëpër lagje dhe i kam mbledhur. Pothuajse 90% të çiklistave unë i kam rritur vetë. I kam marrë që fëmijë, ndërsa sot janë bërë burra.”

Vlerat e trajnerit Kiço Kalemi kanë kaluar edhe përtej kufirit të Shqipërisë.

Kiço Kalemi, trajner i Apolonisë në çiklizëm: “Në aktivitet ndërkombëtare ekipi i Apolonisë ka marrë pjesë dhe i ka fituar të gjithë medaljet ari, argjendi dhe bronzi. Një nga figurat më të shqura të ekipit të Apolonisë që është stërvitur me mua është Paljon Zarka, i cili i ka fituar të gjitha.”

Paljon Zarka, ish-çiklist i Apolonisë: “Kujtoj gjithmonë me nostalgji momentin kur stërviteshim. Një njeri i cili nuk lodhej kurrë, ishte gati për çdo stërvitje pavarësisht se binte shi, ka qenë stuhi apo vapë. Një njeri ku ishte në çdo vend që kishte sportistë.”

Sot profesor Kiço Kalemi mban postin e trajnerit të ekipit të ri të Apolonisë në çiklizëm dhe pavarësisht se është në moshën 76-vjeçare nuk e ka ndërmend të ndalet.

Sinkron Kiço Kalemi, trajner i Apolonisë në çiklizëm: “Sa të më punoj këmba dhe dora unë nuk do ndahem nga sporti, sepse më ka dhënë gjithë këto kënaqësi.”

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?