Ylli Zalla, 49 vjeç, është një person me precedentë të mëparshëm dhe emri i tij është i lakuar edhe në ngjarje kriminale. Ai rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua një tjetër arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku u tij, Muçi Shaljani. Që prej nëntorit 2025, prej tij nuk ka asnjë gjurmë, por grupi hetimor përjashtoi çdo lidhje mes tij dhe grupit kriminal që organizoi eliminimin e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.
Atij iu gjetën në banesë 3 kallëpë tritoli, 12 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë, 3 ndezës granatash, kapsolla detonatorë me 5 celularë, 2 automatikë, 2 pushkë, 8 krehra, pjesë armësh, 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 2 kg e 25 gramë kanabis sativa. Fillimisht u dyshua se autorët e atentatit në Rinas mund t'i kishin siguruar armët në këtë banesë, por ekspertiza e përjashtoi këtë pistë.
Ylli Zalla nuk është emër i panjohur për policinë. 12 vjet më parë është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.

Ylli Zalla me armë
Lajmi kryesor:
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armësh në Fushë-Krujë! Sekuestrohen 24 kallëpë tritoli, 9 mijë fishekë, granata e silenciatorë (VIDEO)












