Mobilizimi për protestën, Basha në
Vlorë: Ju njiheni vetëm për drogën

Mobilizimi për protestën, Basha në<br />Vlorë: Ju njiheni vetëm për drogën<br>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vlora kërkoi sërish largimin e qeverisë Rama nga pushteti, pasi sipas tij është e lidhur me krimin dhe drogën.

“Kjo qeveri zhduku shpresën, largoi shqiptarët. Varfëroi familjet. Kjo qeveri e ktheu Vlorën në qytetin që njihet vetëm për drogën. Rinia vlonjate sot gjendet ne burgjet e vendit apo të vendeve fqinje” tha Basha.

Kryetari i degës së PD në qytetin bregdetar theksoi se qyteti është i mbuluar nga droga dhe administrata është e çorientuar, ndërsa investimet janë lënë në mes. Basha ka filluar takimet me bazën në kuadër të mobilizimit dhe përgatitjeve për protestën që opozita do të zhvillojë në datë 27 janar në Tiranë në orën 12:00 para Kryeministrisë. Pas Bashës, nesër në qytetin bregdetar do të jetë kryetarja e LSI. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës