Modeli i parë kompjuterit “Apple” ka dalë në shitje është shitur për 398 mijë paund në një ankand gjerman. Ky model i “Apple” është ndërtuar Steve Jobs dhe bashkëthemeluesi Steve Wozniak në vitin 1976 në garazhin e prindërve të Jobs dhe akoma është në gjendje që të punojë. Vetëm 200 kopje të “Apple 1” dolën në shitje e cila kishte një vlerë prej 666 dollarë.
Në të gjithë botën ekzistojnë vetëm 46 modele të “Apple 1” dhe gjashtë prej tyre funksionojnë plotësisht.
“Apple 1” është kompjuteri i parë që hapi epokën e kompjuterave personal. Ky model nuk ka një sistem operativ. Ai ka vetëm një monitor, një tastierë dhe memorien e kompjuterit. Për shkak se memoria ishte shumë e vogël, çdo program duhej të hidhej në kaseta.
Kapaciteti i “Apple 1” është 600 mijë herë më i vogël se kapaciteti i kompjuterave të ditëve të sotme, që do të thotë se nuk ka memorie të mjaftueshme për të ruajtur asnjë këngë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të "Apple 1" e krijuar në vitin 1976