TIRANË- KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok. Për ILD, nga faktet dhe analiza ligjore provohet shkelja disiplinore nga ana e Kapedanit, e cila ka shkelur Kodin e Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe shkelur parimin e integritetit.
Kërkesa për shkarkimin e saj vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja Kapedanit kishte publikuar në rrjetin social ‘TikTok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera. Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për kryetaren e gjykatës, pasi në vend të hetonte kriminelët, gjyqtarja filmonte veten e saj nën ritmet e këngëve 'jam mafia' apo 'kallash kallash'.
Vetë Kapedani, në një prononcim për Report Tv deklaron se videot janë sulm ndaj saj për t'i prishur imazhin. Ndërsa thekson se nuk ndihet krenare për videot e publikuara ajo kërkon ndjesë ndaj çdokujt që është ndjerë keq. Për rastin reagoi ashpër edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se këto janë shfaqe të pakomentueshme dhe se i ka kërkuar KLGJ që në 2019 verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Gjonaj kërkoi edhe hetim të thelluar të pasurisë së Enkeleda Kapedanit
Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.
‘Me kallash, me kallash’, dalin video të reja nga Tik-Toku i gjyqtares në Elbasan from Shqiptarja on Vimeo.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora/ Emigrantët që nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhësve, të drejtë ankimi deri më 11 prill në platformën e KLGJ! Gjykata i shqyrton brenda 48 orëve
31 Mars, 16:54
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars, 09:52
-
Shqiptarët në Angli hapin në TikTok 'qendër punësimi', The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge, ofrojnë rrogë deri në 100 mijë paund
30 Mars, 12:45
-
Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent shkarkon VPN (që vjedh të dhënat): Ta përdorin edhe të rinjtë (VIDEO)
27 Mars, 14:53
-
Propozimi i Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok
27 Mars, 11:05
-
Mbyllet TikTok/ Ja çfarë shfaqet kur futesh në platformë! Përdoruesit gjejnë ‘zgjidhje’ me VPN, por rrezikojnë të dhënat (FOTOT)
27 Mars, 09:56
-
Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar, mos përdorni VPN se hackerat do bëjnë namin! Nga 1 Janari 2026, paga minimale 500 euro (VIDEO)
27 Mars, 08:30
-
Vendimi për mbylljen e TikTok çohet në Gjykatë Kushtetuese, Myzyraj: Legjitimimi i mbylljes rrezikon lirinë e shprehjes
25 Mars, 14:38
-
‘Popullariteti në kërkime mund të ndikojë në vota’, inxhinieri i IT: Ja kush kryeson si politikani më i ndjekur në rrjete sociale
19 Mars, 12:45
-
VPN për të hapur TikTok në Shqipëri? Inxhinieri i IT: E ligjshme, por rrezikon të dhënat! Një kompani deklaroi rritje me 1200 përqind të instalimeve në Shqipëri
19 Mars, 12:31
-
Mesazhet me Bushkën, ish-kryetarja e KLGJ-së Llagami: Fabrikime imagjinare për ndikime në drejtësi! U shpërndanë në mënyrë anonime nga një person që më përndjek
19 Mars, 10:25
-
‘Cenoi figurën e magjistratit dhe reputacionin e gjykatës’, ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares së Kukësit! Shkeljet me kolegët gjatë seancës (EMRI)
18 Mars, 12:12