Modelja braziliane, Lais Ribeiro, u shfaq dje në pasarelën e Shangait duke mbajtur për Vicoria’s Secret veshjen e larë me flori “Fantasy Bra”, me vlerë 2 milionë euro.

Ribeiro, 27 vjeçe, u paraqit në sfilatë krahas Adriana Limës dhe Alessandra Ambrosio-s, por tepër më shkëlqyese se ato.

Për veshjen e “Fantasy Bra” u deshën afërsisht 350 orë punë që të krijohej dhe 6,000 gurë të çmuar, përfshi diamantët, zafirët e verdhë dhe topazët blu.

Fotot e saj kanë bërë xhiron e internetit.

s.k/Shqiptarja.com

1/2