Tiranë – Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Blerim Peçi i ka bërë një lojë moderatorit të famshëm të Zonës së Lirë, Arian Çanit.

Gazetari i RTK i ka kërkuar disa herë një intervistë Arian Çanit, por kishte marrë gjithmonë refuzim nga moderatori i Zonës së Lirë me pretekstin se nuk kishte kohë.

Si përfundim, për t’i marrë intervistën Çanit, gazetari Blerim Peçi ka vendosur të vijë personalisht nga Kosova që të realizojë intervistën. Më në fund, gazetari kosovar së bashku me ekipin e tij të kameramanëve, përpara zyrave të televizionit Klan zhvilloi intervistën me Arian Çanin.

Gazetari pasi lexoi një prezantim të stërgjatur dhe ironik ndaj moderatorit, i drejtoi mikrofonin Çanit vetëm për të marrë një “faleminderit”. Pas këtij veprimi u largua duke e falenderuar dhe i thënë që tani është ai që nuk ka kohë për intervistën.

Pas këtij veprimi, Arian Çani ka mbetur i shokuar dhe nuk i besonte dot syve që kësaj rradhe ishte ai që u e vendos në lojë nga të tjerët.

(v.gj/shqiptarja.com)