Moderatorja Aulona Musta i nxjerr videon Encës: 'Dashnorja' e burrit tim (Video)

Mbrëmjen e kaluar sheshi “Skënderbej” u ndez nga këngëtari i njohur ndërkombëtar, Daddy Yankee. Qindra njerëz shijuan performancën e hiteve të reperit latin “Gasolina”, “Duro” dhe “Despacito”. Menjëherë pas Yankee-s në skenë u ngjit edhe këngëtarja shqiptare, Enca.

Mes turmës kishte edhe shumë njerëz të njohur, të cilët kishin ardhur në shesh për të kaluar mbrëmjen. Njëra prej tyre ishte edhe moderatorja, Aulona Musta. Në momentin që Enca po këndonte hitin e saj “Dua”, Aulona e filmoi dhe videon e publikoi në rrjetet sociale.

“Ja dhe kjo, dashnorja e burrit tim,”- shkruan moderatorja krahas videos. Normalisht kjo është e gjitha pjesë e një shakaje nisur nga videoklipi i të njëjtës këngë ku Enca luan rolin e një femre që josh burrin e Aulonës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë