Mogherini: Gabim i madh nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Mogherini: Gabim i madh nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe SiguriFederica Mogherini e quan gabim të madh nëse BE nuk merr vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shefja e diplomacisë europiane i bëri komentet nga Polonia ku u mbajt një samit për Ballkanin Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Mogherini, çfarë keni arritur të nxirrni nga takimi në Poznan?

Federica Mogherini: Para së gjithash, zotime të përsëritura nga të gjithë anëtarët e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Këto kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik, me investimet, lidhjet digjitale, transportin. Ekzistojnë, para së gjithash, shumë investime ekonomike, por edhe vullnet politik për projekte konkrete, në të mirë të njerëzve. Por, më lejoni të nënvizoj se kjo nuk është zëvendësim për zgjerimin. Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë.

Radio Evropa e Lirë: Por, a është kjo e besueshme? Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vazhdimisht thotë se nuk mund të ketë zgjerim…

Federica Mogherini: Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 06/07/2019 15:19

    Znj Mogherini urgjent pranoni Shqiperine dhe Naqedonine ose ndryshe do te perballeni me Rusine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja