/ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të pritet të dielën në Lozanë për të marrë pjesë në negociatat për programin bërthamor të kundërshtuar të Iranit, bënë të ditur burime evropiane.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius do të mbërrijë që prej ditës së nesërme në qytetin zviceran dhe homologu britanik u shpreh i gatshëm për marrë pjesë këtë fundjavë në këto negociata, ndërkohë që fuqitë e mëdha dhe Irani shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje politike para ditës së martë, pasuar në fund të muajit qershor nga një marrëveshje e plotë duke detajuar të gjitha aspektet teknike.
Fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermania) dhe Teherani kanë ndërmarrë që prej ditës së mërkurë në Lozanë një garë kundër kohës për arritjen e një marrëveshjeje të ashtuquajtur "politike" që do të garantonte që Irani të mos prodhojë kurrë bombën atomike në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
/Shqiptarja.com