Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederica Mogherini do të vizitojë Tiranën në datat 8 dhe 9 Maj. 

Shefja e diplomacisë europiane, do marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës dhe do të ketë takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës.

Vizita e saj vjen disa javë para se Komisioni Europian te publikojë rekomandimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, në 29 maj dhe 1 muaj para se në vendin tonë të zhvillohen zgjedhjet vendore te 30 qershorit.

Vetëm dy ditë më pas, opozita ka paralajmëruar protestën e katërt kombëtare. Mbetet për t'u parë nëse takimet e Mogherinit me përfaqësues të opozitës do të ndikojnë në ecurinë e dialogut mes palëve politike.