Komisioni Europian do të publikojë progres raportin për Shqipërinë më datë 17 prill ku pritet edhe rekomandimi për hapjen e negociatave. Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn do të vijnë në Tiranë më 17 prill për të dorëzuar progres-raportin.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme para vizitës u shpreh se ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së.

Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë e ardhmja e Bashkimit Europian, për një Bashkim të fortë, të qëndrueshëm. Kjo është çështje e ndarjes së interesit dhe të përgjegjësisë së vendeve të këtij rajoni për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së

Federica Mogherini