Moikom Zeqo/ Poeti që i fali Letërsisë shqipe për fëmijë 'Stinën e balonave'

Moikom Zeqo/ Poeti që i fali Letërsisë shqipe për fëmijë 'Stinën e balonave'

Moikom Zeqo

Moikom Zeqo ishte 30-vjeç, kur botoi librin e parë poetik për fëmijë “Stina e balonave”. Pastaj… një herë në dy vjet, e nga një herë vit pas viti, me të njëjtën Shtëpi botuese që ishte e vetmja para viteve ’90, siç ishte “Naim Frashëri”; poeti Zeqo, botoi më pas: “Festa e Abetares” (poezi, Tiranë, 1981), “Skulptori i dëborës” (poezi, Tiranë, 1983), “Det, o det” (poezi, Tiranë, 1984), “Shtëpiza e pëllumbave” (poezi, Tiranë, 1986), “Çudia e fluturimit” (poezi, Tiranë, 1987), “Syri”, (poezi, Tiranë, 1988), ”Legjenda e Epidamnit” (poemë, Tiranë, 1989), “Tri shkronjat e hënës” (poezi, Tiranë, 1990). Viti 1990 shënon… mbase mbylljen e kapitullit poetik prej nëntëlibrash. Edhe gjatë këtyre viteve e në vazhdim, krahas deputimeve në poezisë për të rritur, monografive, studimeve, eseve, analizave, sinopseve, skicavedhe prozës, etj., etj.; Moikomi i kushton një vëmendje të veçantëedhe prozës për fëmijë. Tekjo prozë, me nota poetike, Zeqo lëvron guximshëm dhe sjellë motive shpesh të panjohurapër letërsinë e fëmijëvenëpërmjet skicës, tregimit, rrëfenjës dhe përrallës, etj. Diapazoni tematik merr përmasa jo të zakonshme. Memoaristika kapërcen vitet dhe shekujt e bëhet bashkëkohore.Miti dhe mitikja shfaqen kujdesshëm në subjektet e ofruara.Mrekullitë dhe e jashtëzakonshmja e botës përrallore përbëjnë stilin e Zeqos.

Prirja drejt librave enciklopedikë e bëjnë shkrimtarin Moikom Zeqo model të njëpoliedricitetidituror.

 Fillimisht po ndalem te disa veçori të librave poetikë për fëmijë, duke i lejuar vetes një hapësirë më të madhe shqyrtimi për veprën “Stina e balonave”, që këtë vit mbush 40-vjetorin e botimit. Janëkundrime poetike të një përvoje me zë fëmijërie, qëe prezantuan poetin të talentuar edhe në fushën e letërsisë për fëmijë.Edhe pse kanë kaluar 40-vjet, ato mbeten të freskëta edhe sot. Duke folur për atë fillesë poetike, me të drejtë shkrimtari dhe studiuesi Odhise K. Grillo në një shkrim të tij thoshte: “… autori i ka hyrë me të gjitha forcat letërsisë për fëmijë dhe nuk kemi të bëjmë këtu me një rast të veçuar frymëzimi. … Origjinalitetin e poetit Moikom Zeqo e shohim edhe në një drejtim tjetër.Ai nuk ndërton vjersha të përgjithshme…, por krijon një fabul sado tëvogël… … vjersha të këtij vëllimi kanë fabula domethënëse, të thjeshta e të kapëshme, jetësore, që vogëlushët nuk i kanë lëxuar tjetër herë.”

Edhe pse erdhi nga letërsia për të rritur, poezitë për fëmijë të këtij vëllimi qenënjë befasimi këndshëm, plot vlera për letërsinë shqipe për fëmijë e të rinj.Hyri menjëherë në zemrat e fëmijëve.Rrezatonin krijimet e tij nëmendim, ndjenjë e figurë.Qe një përveçësi dhe risi në raport me botimet poetike të asaj kohe, të cilat kishin një moralistikë të tepruar e të shfaqshme hapur, plot shtampa e pa vlera artistike.Moikomi, -siç thotë poeti Odhise K. Grillo, - erdhi si origjinalitet.Edhe poezitë mbartnin origjinalitetnë ndërtimin dhe zhvillimin fabulor,në rrëfimet zhdërvjellta përrallore, në krijimin e imazheve ku feksnin metaforat e guximshme e detajet poetike, në pikëpamje të prozodisëku shkëlqenin asonancat e konsonancat, etj.

Kështu, nëvitet ’80, poeti i talentuar Moikom Zeqo, në procesin e tij krijues, i shtoi individualitetit të tij artistik krijues edhe këtë faqe poetike, me botimin e librit “Stina e balonave”.40-vjet më parë.Një faqe poetike, ku gëlonin: tema të patrajtuara e këndvështrime të reja, figuracione të pasura, sintaksa poetike me udhëtime metaforash, fantazi të ndezura që të rrëmbenin e të ftonin drejt kozmosit tëëndrrave, detaje magjepsëse me plot të papritura, etj., etj. Të gjitha këto “pushonin” në mbretërinë e motiveve të detit që ishin dhe mbeten edhe sot të shtrenjta për poetin Zeqo. Teksa afirmohej si poet interesant me plot imazhe metaforike në poezinë për të rritur, në poezinë shqipe për fëmijë e të rinj erdhisi një stinë lodërtare e ëndërrimtare balonash. Erdhi me këtë magji stine pranvere, me vrapin e shkujdesur të fëmijërisë së poetit përmes valëve të detit durrsak. Por, ama, erdhi “të përkëdhelë” edhe fëmijërinë e lexuesit, me motivet e librit “Stina e balonave”; e pse jo edhe të zbukurojëfëmijërinë dhe rininë time, si dhe rrugën time poetike që kisha zgjedhur si krijues.

2. Teksa punoja për librin “Stina e balonave” për të parë se ç’solli ky libër në letërsinë shqipe për fëmijë; qëmtimi i mëvonshëm për kontributet e shkrimtarit Moikom Zeqo në këtë fushë më dhanë hapësira të tjera, të reja e më të thelluara në fushën e studimeve të mia vetjake.                           

Librat poetikë e librat në prozë për fëmijë të botuar deri më tani, si dhe përshtypjet, konsideratat, esetë… etj., etj., ndaj procesit letrar e zhvillimor të kësaj letërsie nëpër vite dhe dekada; mendoj që krijuesit Moikom Zeqo i japin dimensionin e figurës së dijetarit; dimension që është i rrallë në këtë hapësirë letërsie. Duke njohur e studiuar historiografinë e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, tek autorët e kësaj letërsie, është i rrallë fenomeni kulturologjik. E kam ndeshur te Naimi, Samiu e Mjedja. E kam ndeshur te Viktor Eftimiu. E kam ndeshur te Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli). Kjo është arsyeja që na ka lënë perla te “Tregimet e moçme shqiptare”. E kam ndeshur te Profesor Odhise K. Grillo. Kjo është arsyeja që përkushtimi i tij ndaj letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj qe një model prej krijuesi. La një thesar librash si askush, duke lëvruar pothuajse të gjitha gjinitë dhe zhanret e kësaj letërsie. Përveç kësaj biblioteke fatlume, shkrimtari Grillo edhe në fushën e studimeve kontribuoi më shumë se kritika letrare, respektivisht me serialin “Panoramë letrare 1, 2, 3”, si dhe me Lexikonin e Shkrimtarëvë shqiptarë për fëmijë (1872 – 1995, Botime Enciklopedike, Tiranë, 1997). E kam ndeshur te Ibrahim Kadriu. Kjo është arsyeja që tregimet dhe romanet e tij janë copëza gravurash dhimbjesh e jetë-lirije që e ëndërronte në vite e dekada Kosova martire, ndërsa tani Kosova e puth tokën e saj me loçkën e zemrës. Po përmend disa vepra syresh: “Pas kthimit”, “Kohë e të korrave”, “Epoka në figura”, “Qerrja e dritës”, “Më shumë se një lojë”, “Përrallorja”, “Vite me plagë”, “Çuni i kohës së Lekës”, etj. E kam ndeshur te Ismail Kadareja. Kjo është arsyeja që na ka lënë vlera të njëmendta tek poema për fëmijë duke i dhënë dimension historik asaj gjinie, ku flasin epokat si dëshmi të patjetërsueshme të qëndresës, jetesës, ekzistencës e mbijetesës së Shqipërisë. Po përmendim poemat: “Princesha Argjiro”, “Gurëgdhendësit”, “Në muzeun e armëve”; dramat për fëmijë: “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” e “Kështjella e helmi”. E kam ndeshur te Vedat Kokona. Kjo është arsyeja që na ka lënë realitete pa zbukurime e të drejtpërdrejta në një pjesë dramaturgjike në vargje, në përkthimet e fabulave (po përmend La Fontenin që ka bërë epokë), në përkthimet e përrallave e tregimeve të shumë autorëve të huaj, që krijimtaria e tyre ka qenë amanet për brezat me moshë fëmije.

E gjeta dhe tek poeti, prozatori, eseisti, analisti, etj., Moikom Zeqo, të cilin po e bëj objekt shqyrtimi të shkrimit tim. Janë të njohura për mua, por të panjohura për kritikën letrare, e cila nuk e tha fjalën si duhet dhe mbeti në kufijtë e recensionit, për krijimtarinë për fëmijë të Moikomit, Janë të njohura për mua, por të panjohura për kritikën letrare, e cila nuk e tha fjalën (ende dhe sot) për vlerat që mbartin pasthënia (Në vend të pasthënies) te libri “Princi i Vjeshtës” (përralla, tregime dhe skica, Toena, Tiranë”, 1995); pasfjala te libri “Tre libra në një” (Vetëm për fëmijë 100 vjeç dhe pleq 10 vjeç, Sh. B. Florimont, Tiranë, 2002), parafjala e pasfjala te libri “Enigma E. Y. dhe Kalorësit Dardanë” (Tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç, Sh. B. Erik, botimi i parë, Tiranë, 2012), si dhe pasfjala te libri “Aventurat e fundit të Gishtos” (përralla) të autorit Frederik Rreshpja. Këto shënime autori Zeqo i ka hedhur kohë pas kohe. Këto shënime, që në të shumtën e rasteve dalin jashtë kufijve të librave autorialë, edhe pse janë bashkëudhëtare me disa libra të tij, ata janë traktate filozofiko-eseistike e artistike në shërbim të rritjes së mëtejshme të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, si: -Ç’do të thotë të shkruash për fëmijë, -Pse është e vështirë kjo letërsi, -Si duhetduhet te jetë ajo në raport me shkrimtarin, me kohën dhe universin fëmijëror, etj. Moikomi, duke qenë nga natyra sa poetik aq dhe konçiz, sa domethënës aq dhe pasionant, sa filolog aq dhe kulturolog, këshillat dhe sentencat e tij janë thelbi i misionit të shkrimtarëve që kanë vendosur të shkruajnë për fëmijë e të rinj, se ç’detyra I presin për të shkruar vepra të jetueshme. Ato janë të vlefshme dhe aktuale edhe sot, kur Letërsia shqipe për fëmijë e të rinj nuk mbart vlera dhe cilësi të dukshme, kur Letërsia shqipe për fëmijë e të rinj çdo ditë njeh tkurrje dhe zërin e ka më të vogël. Shkodër, mars 2019

Literaturë e shfrytëzuar:

            -Kongoli, Fatos: Një tingull original (Mbi përmbledhjen me vjersha “Stina e balonave” të Moikom Zeqos, rev. Nëntori, nr. 9 / 1979.

            -Çullhaj, Myzejen: Rreth librit për fëmijë “Skulptori i dëborës” i Moikom Zeqos, gaz. Adriatiku, 19.02.1984.

            -Çullhaj, Myzejen: Recension për vëllimin “Det, o det” të Moikom Zeqos, rev. Nëntori, nr. 6 / 1985.

            -Grillo, K. Odhise: Panoramë letrare 3 (nëpër faqet e letërsisë sonë për fëmijë) – Toena, Tiranë, 2000. Shkrimi: “Stina e balonave” e Moikom Zeqos dhe disa problem të poezisë për fëmijë., f. 114 – 128.

            -Bishqemi, Prof. as. Dr. Astrit: Histori e Letërsisë Shqiptare për fëmijë e të rinj (Botim i tretë, i plotësuar dhe i përmirësuar), dy Lindje dhe dy Përendime, Tiranë, 2008; f. 165; f. 231 – 233.

            -Bishqemi, Prof. as. Dr. Astrit: Autorë të Letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj (1886 – 2009) –Fjalor enciklopedik-, dy Lindje dhe dy Përendime, Tiranë, 2009; Zeqo, Moikom f. 325 – 325.

            -Bishqemi, Prof. as. Dr. Astrit: Bibliografi e kritikës letrare për fëmijë, fjalor enciklopedik, Albtipigrafia, Tiranë, 2017; germa Z.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja