Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak bëhet gazi i Rusisë

Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak bëhet gazi i Rusisë

Foto ilustruese

Parlamenti moldav votoi herët në mëngjes për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare për 60 ditë, duke filluar nga 16 dhjetori, për shkak të ndërprerjes së pritshme të furnizimit me gaz rus nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Nga 101 anëtarët e parlamentit, 56 e mbështetën masën në një votim pak pas mesnate, pas thirrjes së kryeministrit Dorin Recean për miratimin e gjendjes së jashtëzakonshme për të siguruar gazin shumë të nevojshëm për rajonin separatist të Moldavisë, Transnistria.

'lshte një votim për t’i dhënë fund “shantazhit të gazit” nga Moska, tha ai.

Sipas Reuters, konkretisht, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme i mundëson qeverisë të reagojë shpejt dhe të frenojë eksportet e energjisë.

Moldavia merr gaz natyror rus përmes Ukrainës, e cila ka thënë se nuk do të rinovojë kontratën e tranzitit me gjigantin rus të gazit Gazprom. Kontrata skadon më 31 dhjetor 2024.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë