Agjencisa Evropiane të Hapësirës, thotë se raketa e tyre është ulur në kometën lëvizëse për të parë në histori.

"Philae", e cila ka madhësinë e një lavatriçeje dhe peshon vetëm 100 kilogramë, iu deshën disa orë të ndahet nga anija "Rosetta" para se të prekte në sipërfaqen e kometës 67P.

Agjencia, që ndodhet në Darmstadt të Gjermanisë, tha se ka pranuar një sinjal nga "Philae" pasi zbriti në kometë. Anija "Rosetta" ka udhëtuar 6.5 miliardë kilometra për më shumë se 10 vjet, për t’iu afruar kometës 67P.

Pas zbritjes së suksesshme në kometë -- që është katër kilometra e gjerë, e përbërë nga pluhuri dhe akulli -- "Philae" do të mbledhë të dhëna, përderisa kometa i afrohet diellit.

Rosetta e komanduar nga Agjenica Europiane e Hapësirës do të shoqërojë kometën në udhëtimin esaj rreth diellit dhe tokës gjatë javës së ardhshme në atë që është cilësuar nga shkencëtarët një manovrim i rrallë.

kometa
kometa
kometa


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)