Ljubljanë, Slloveni - Pas kombëtares së Shqipërisë, edhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka marrë zyrtarisht një vend në play-off-in e Kupës së Botës 2026. ‘Dardanët’ e trajnerit Franco Foda fituan 0-2 kundër Sllovenisë në Ljubljanë dhe kështu e mbyllin Grupin B në vendin e dytë, paçka se tre ditë më vonë luajnë në Prishtinë kundër Zvicrës, për ndeshjen e fundit kualifikuese. Helvetët fituan 4-1 kundër Suedisë edhe me gol të Granit Xhakës dhe kështu janë në krye të këtij grupi me 13 pikë, tre më shumë se Kosova. Zvicra është e avantazhuar në përballjen direkte kundër Kosovës, duke qenë me një golavarazh +12.
Në Ljubljanë, Kosova shënoi pas vetëm gjashtë minutave lojë me autor Fisnik Asllanin. Sulmuesi mori një pasim nga Vojvoda dhe me të djathtën ia ndali në rrjetë sferën gardianit Oblak. ‘Dardanët’ patën shumë raste në pjesën e parë, por pa mundur të shënonin. Në pjesën e dytë, Stojanovic i futur në lojë vetëm në minutën e 46-të doli pas dy kartonave të verdhë nga fusha në minutën e 53-të, duke i dhënë Kosovës një avantazh numerik.
Duhej minuta e 64-t që Kosova të ‘vuloste’ fitoren me autogolin e Karnicnic. Florent Muslija ishte ngulmues, duke detyruar futbollistin vendas të shënonte në portën e tij.
Kështu, me rezultatin 0-2 Kosova siguron për herë të parë play-off e Kupës së Botës dhe më 20 nëntor, ashtu si Shqipëria do mësojë rivalin e gjysmëfinales që luhet më 26 mars 2026. Të shpresojmë që dy skuadrat të ndodhen në një vazo dhe mos përballen mes tyre, pasi kuqezinjtë e Sylvinhos kanë shanse për t’u ngjitur në vazon dy dhe skuadrat e kësaj vazoje do ndeshen me ato të vazos tre, ku do jetë Kosova.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Janar, 09:18
Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.3%
-
Të gabuar
59.8%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 5756
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komunat në veri votojnë sërish për t'u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
30 Janar, 17:42
-
Nga azilkërkues në oficer emigracioni! 36 vjeçari shqiptar përballet me akuza vjedhjeje në Britaninë e Madhe
30 Janar, 16:31
-
Europa League/ Mësohen tetë ndeshjet e fazës play-off, Celtic përballet me Stuttgartin! Bologna gjen Brann
30 Janar, 13:19
-
Hidhet shorti i play-off-it të Champions League, Juventusi gjen Galatasarayn! Interi në të ftohtin e Norvegjisë, Reali 'peshkon' sërish Benfican! Monaco - PSG përballen në derbin e Francës
30 Janar, 10:57
-
Kupa e Botës 2026/ Shqipëria ka të drejtë vetëm për 3 mijë bileta, FSHF kërkon shtimin e tyre në Poloni! Negociata për tifozët kuqezi
30 Janar, 10:21
-
Europa League/ Roma shpëton ‘për fije’, të gjitha skuadrat e kualifikuara në raundin e 1/8-ave dhe në play-off! Eliminohen Feyenoord e Basel
29 Janar, 23:01
-
Buffon: S'jam nervoz, por play-off-et e Botërorit janë në mendjen time gjithë kohës
29 Janar, 16:10
-
Europa League mbyll sot fazën e ligës, 18 ndeshjet luhen në një orar! Vetëm dy skuadra të kualifikuara
29 Janar, 13:08
-
Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës 'ndezin' përplasje politike, partitë shqiptare atje akuzojnë njëra-tjetrën për keqpërdorim të parave
29 Janar, 11:15
-
Aksidenti tragjik që i mori jetën shtatë tifozëve të PAOK-ut, nisen drejt Selanikut trupat e pajetë! Dy nga tre të plagosurit u transportuan më herët drejt Greqisë
29 Janar, 11:07
-
Champions League/ Mësohen kundërshtarët e mundshëm në play-off, Interi ose Reali përballen me Mourinhon! Juventusi kundër Brugge ose Galatasaray (SHORTI)
29 Janar, 09:00
-
Raporti i Eurostat: Shqipëria, vendi me peshën më të lartë të emigracionit drejt BE
29 Janar, 07:32
Bravo DARDANE.
PërgjigjuKosova na habiti,beri super loje.Lojtaret e Kosoves ishin njisha,pasime,triblime,taktik,fizikisht super.Nuk e ndaluan 1 min lojen,dhe loje me kualitet.Kosova shume ekip me te mire se Shqipnia.
PërgjigjuHallall Dardania
Përgjigju