Momenti i sulmit të KZAZ-së në Vaun e Dejës dhe përplasja e militantëve me policinë (VIDEO)

Bashkia e Vaut të Dejës ka qenë "zona më e nxehtë" dy ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku shkalla e protestës arriti kulmin dhe u "finalizua" me djegien e godinës së shkollës profesionale 'Ndre Mjeda' në Bushat dhe materialeve zgjedhore, një skenar pak a shumë i ngjashëm me atë në bashkinë e Shkodrës, Burrelit apo Klosit.

Report tv sjell video teksa militantët e Partisë Demokratike djegin me Molotov godinën e KZAZ-së së Bushatit. Në video shihen pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit të cilët tentonin me dhunë të futeshin brenda ambienteve të shkollës “Ndre Mjeda”.

Në video shihen qartë militantët e Partisë Demokratike që u bëjnë thirrje dhe personave që janë të distancuar nga përplasjet të afrohen dhe të sulmojnë shkollën ku ndodheshin materialet zgjedhore.

Pas disa minutash militantët i kanë vendosur flakën hyrjes së shkollës, për të djegur më pas materialet zgjedhore.

Edhe pas mbërritjes së zjarrëfikësve dhe shuarjes së zjarrit militantët e Partisë Demokratike kanë nisur përsëri përplasjen me policinë. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur 3 policë, ndërsa ranë në pranga 15 persona, mes tyre nënkrytari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Admir Hasnegaj dhe vëllai i kryebashkiakut. Ndërsa kryebashkiaku Zef Hila u shkarkua nga detyra menjëherë pas ngjarjes, me urdhër të kryeministrit Rama.

Strukturat e PD-së u mobilizuan në zbatim të skenarit të opozitës për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit duke ndjekur modelin e Shkodrës dhe duke djegur materialet zgjedhore që ndodheshin në shkolla.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 06/07/2019 12:30

    Pretendojme te hyjme ne Europe me djegie shkollash dhe flake kutijave te votimit ? Prandaj nderkombetaret "NUK PERKRAHIN OPOZITEN" per sa kohe qe tregojne vetem akte dhune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi