/ATSH-AFP/ - Princi Albert II i Monakos dhe bashkëshortja e tij Charlene njoftuan sot lindjen e binjakëve, princeshës Gabriella dhe princit trashëgimtar, Jacques, në një komunikatë zyrtare nga pallati princëror.

Gabriella Therese Marie lindi në orën 17:04 dhe Jacques Honore Rainier që lindi dy minuta më vonë janë mirë si dhe mamaja e tyre, princesha Charlene.
Lindur pas motrës së tij, Jacques është prioritar në urdhërin e vazhdimësisë meqënëse është djalë.