Monika Kryemadhi me të rinjtë: Politika ka braktisur misionin, detyrë e jona ta zhveshim nga imoraliteti! Shpresa për ndryshim zbehet kur qeveria dhe opozita bëhen bashkë

Monika Kryemadhi me të rinjtë: Politika ka braktisur misionin, detyrë e jona ta zhveshim nga imoraliteti! Shpresa për ndryshim zbehet kur qeveria dhe opozita bëhen bashkë

Kryemadhi me të rinjtë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një takim me të rinjtë, tha se rritja e çmimit të naftës, borxhi publik apo shtrenjtimi i energjisë elektrike, janë produkte të një politike që ka braktisur misionin për të mbështetur njerëzit.

“Rritja e çmimit të naftës, shtrenjtimi i energjisë elektrike, borxhi publik në nivelet e riskut të falimentit, përkeqësimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor, janë të gjitha produkte prej një politike që e ka braktisur misionin për të mbështetur njerëzit.”-tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se të rinjtë emigrojnë për të gjetur një jetë më të mirë, sepse në një vend zbehet shpresa për ndryshim kur qeveria dhe opozita shkrihen në një.

“Të rinjtë dhe profesionistët me eksperiencë po emigrojnë masivisht për të gjetur një jetë më të mirë. Sepse, në një vend zbehet shpresa për ndryshim, kur qeveria dhe opozita shkrihen në një dhe bashkëpunojnë për të fuqizuar veten në kurriz të qytetarëve.”-deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI thotë se është detyrë kombëtare që të angazhohemi për të zhveshur arenën politike nga imoraliteti.

“Është detyrë kombëtare e të gjithë atyre me më shumë eksperiencë, që të angazhohemi për ta zhveshur arenën politike nga imoraliteti dhe rregullat e padrejta, e të krijojmë më shumë hapësira reale për përfshirjen dhe kohezionin me gjeneratën e re. Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim në LSI më surprizon me botëkuptimin e tyre për aktualitetin dhe pres me padurim të njihem më tepër me GEN platformën.”-përfundoi Kryemadhi.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni