Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestën e 16- shkurtit që do të mbahet nga opozita.

Kryemadhi në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës parlamentare, ka theksuar se me anë të protestës së të shtunës synohet  një qeveri  transitore ose kalimtare, e cila u krijon shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe hap rrugën e negociatave.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Zonja Kryemadhi a do të jetë një protestë e qetë ajo e datës 16?

Protesta është e të gjithë shqiptarëve.  Unë jam e bindur që edhe ju gazetarët do të jeni në atë protestë, sepse shikojmë një bullizim të tillë ndaj deputetëve. Ju para disa kohësh patë plumba në shtëpitë e gazetarëve. Do të shikojmë çdo ditë e më shumë reagim kriminal të një njeriu në ikje, i cili është i çmendur dhe çdo ditë po krijon problem jo vetëm për shqiptarët, por në radhë të parë edhe për veten e tij e familjarët.

Çfarë prisni ju të prodhojë kjo protestë?

Zgjidhja politike është e qartë. Ajo ç’ka ka propozuar opozita në marrëveshjen e saj, qeveri transitore ose kalimtare, e cila iu krijon shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe hap rrugën e negociatave. Mos harroni, ne sot ratifikuam një marrëveshje të Maqedonisë, ku prej 15 vitesh Maqedonia gjeti një zgjidhje dhe tregoi se si një klasë politike gjeti një zgjidhje të një konflikti 15 vjeçar për emrin e saj, ku sot midis Greqisë dhe Maqedonisë ka një paqe për sa i përket emrit, kemi Maqedoninë e Veriut.

Ajo çka dua të them është që në qershor Maqedonia do të hapi negociatat. Uroj që të tërheqë këmbën zvarrë edhe për Shqipërinë, duke pasur parasysh që ne jemi 20 vite mbrapa. E kemi nisur procesin e integrimit evropian para Kroacisë dhe sot është Kroacia ajo që merr vendimet për Shqipërinë. Pra ka ardhur koha që për hir të së vërtetës kjo klasë politike duhet t;i japë Shqipërisë Paktin e Madh, atë pakt