Monitoron institucionet e kulturës, Elva Margariti: S’ka vend për panik

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, pas tërmetit që ra në vendin tonë inspektoi institucionet e kulturës, për të vëzhguar situatën nga afër. Sot në një komunikatë Margariti shprehet se pas monitorimit të bërë janë evidentuar vetëm dëmtime të parashikuara edhe plasaritje të lehta, në Muzeun Historik Kombëtar edhe Galerinë e Arteve, por nuk ka asgjë serioze.

“Vazhdon në ditën e sotme MHK të jetë i hapur, por ne do të marrim masa në pjesët që ka dëmtime apo shkëputje në fasadë. Godina e MK nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie. Puna vazhdon pa asnjë lloj problematike. Inspektuam edhe GKA-n, që kishte disa plasaritje jo të thella. Ndërsa, në fond përveç dëmtimit të një statuje të rikuperueshme, nuk ka asnjë dëm. Në TKOB nuk ka asnjë lloj problematike, që mund të sjellë shqetësime, si tek artistët edhe tek ata që po punojnë. Do të vazhdojmë në vijim në hartimin e projekteve në Universitetin e Arteve dhe të Muzeut Historik Kombëtar. Xhamia e Et’hem Beut nuk paraqet asnjë problem serioz, ashtu edhe si Biblioteka Kombëtare”, thotë Margariti.

Përpos institucioneve në varësi, Margariti ka vëzhguar edhe disa banesa të kategorisë monument kulture, tek shallvaret edhe piaca.

“Në zonën e shallvareve pas inspektimit ka problematika në oxhaqet  e tyre. Për këtë po bëhet rrethimi i zonave që janë të frekuentuara nga banorët edhe nga kalimtarët. Në Fakultetin e Gjeologjisë edhe të Minierave po marrim masa për të çmontuar parapetin e dëmtuar edhe pastrimin e zonës përreth”.

Ndërsa, specialistët po monitorojnë situatën në të gjithë territorin e vendit.

“Kemi ngritur një grup të posaçëm për monitorimin e urave, deri tani nuk kemi asnjë urë të prekur. Zonat më të prekura janë Tiranë dhe Durrës. Edhe për manastirin e Ardenicës kemi ngrit një grup pune, për probleme që mund të ketë në vijim, për shkak të lëvizjes së terrenit. Në Teqen e Dollmës, është konstatuar një shkëputje e afreskut”.

Ministrja e Kulturës përfundon duke thënë, se nuk ka vend për panik nga tërmeti, sepse të gjitha plasaritjet janë shumë të vogla edhe nuk ka rrezik për jetën e njerëzve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja