Ekspertizë psikike 'monstrës' së Selenicës. Kallashin e mbante në banesë që nga ‘97-ta

Vlorë- Ekzekutoi me gjakftohtësi 8 kushërinjtë e tij e më pas filmoi skenën e krimit, del para gjykatës Ritvan Zykaj i konsideruar “Monstra” i Selenicës.

Zykaj do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai ka qëndruar i heshtur në sallë duke mos u përgjigjur as gazetarëve dhe as togave të zeza për çfarë bëri 3 ditë më parë duke shkrepur 30 plumba kallashnikovi edhe mbi dy fëmijë të mitur.
Janë këto pamjet e para ku Ritvan Zykaj, 24-vjecari i konsideruar si “Monsta” i Selenicës tre ditë pas masakrës në të cilën ai vrau 8 persona pjesëtarë të fisit të tij.

I veshur me rroba të ndryshme nga ato me të cilat u arrestua, ai u paraqit në gjykatë i braktisur nga familjarët nën ruajtjen e forcave të rendit, krejt i ftohtë dhe pa pendesë.

Gjyqtarja Eriselda Habilaj caktoi ndaj të riut masën e sigurisë arrest me burg si dhe pranoi kërkesën që për Zykajn të kryhet një ekspertizë psikike.

Tre ditë më parë në fshatin Resulaj të Selenicës ai ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij mes tyre, Demir, Besim, Azem, Afërdita, Perrie, Vasilika, Ledjon dhe Sara Zykajn. Nga këto familje mbeten gjallë vetëm tre djem mes tyre Arjel, Falkai dhe Albi Zykaj të cilët fatmirësisht në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesë.

Në celularin e autorit të masakrës polica ka gjetur një sërë komunikimesh telefonike para dhe pas krimit si dhe një video ku Ritvan Zykaj pasi ka vrarë 8 të afërmit e tij ka filmuar oborret e mbushura me viktima e gjak në lagjen e tij dhe është larguar për tu fshehur për 8 orë deri sa u arrestua.

Në fshatin e tij Zykaj njihej si një person problematik por paçka procedimeve disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar.

Armën e krimit kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.
 

Ora 11:33
FOTO/Autori i masakrës së Selenicës me sy të nxirë e gojëkyçur para gjykatës
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Gzimi: 13/08/2018 16:28

      Po 97a, ishte para 21 vjetesh. Sa vjec ka qene ky mostra ne 97 en.

      Përgjigju
    • Zylyftar: 13/08/2018 16:13

      Ne 1997 ka qe 3 apo 4 vjec. Armen e kane patur ne familje dhe gjyshi te djege prinderit e monstres e pastaj veten se te gjithe e kane ditur cfare femike kishin dhe mbanin arme ne shtepi.

      Përgjigju
    • Hasan Pordha: 13/08/2018 15:50

      A ka avokat ne bote qe ta nbroje kete hale kete krininel? Si nuk ju dhimsen Sara dhe Ledioni qe ishin ne lulen e jetes e sidomos djali i vogel qe ishte duke ngrene buke? Pse doni ti beni ekspertize psiqike? Po te ishte i semure ai nuk do ti filmonte kufomat apo te kimentonte ne facebook Per ate monster varja eshte kapak floriri. Ate nxirreni te Sheshi i Flamurit cajani mishin futuni kripe futini spica druri ne rhonjte derisa ti dale shpirti dhe lereni aty derisa te qelbet Keshtu plotesoni edhe amanetin e atyre qe kane 3 dite qe po kalben

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

    Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)