Monumentet kulturore, nis projekti
i restaurimit

Monumentet kulturore, nis projekti<br />i restaurimit
Sot në xhaminë e Kalasë së Prezës u prezantua projekti i Restaurimit të 5 Monumenteve Kulturore në Shqipëri. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim është një nga partnerët kryesore të ministrisë së Kulturës për realizimin e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi koordinatori i agjensisë turke Z. Jahja Gylseven dhe këshilltari i Kryeministrit për trashëgiminë Neritan Ceka.

Xhamitë e para që janë përzgjedhur për t’iu nënshtruar restaurimit janë, xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, xhamia e Nazireshesë në Elbasan, xhamia e Plumbit në Berat dhe xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë. Kostoja totale e realizimit të projekteve është rreth 4 milion euro.

Gjatë fjalë së tij minstri Bumçi u shpreh se restaurimi i xhamive është vetëm faza e parë e projektit pasi me agjensinë turke është rënë dakord dhe për një fazë të dytë e cila do të përfshijë monumente të tjera kulturore.
Më tej Bumçi shtoi se Preza është shembull i qartë i vënies së trashëgimisë kulturore në funksion të turizmit.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK