Monumentet më të famshme në botë ndriçojnë jeshile
Disa nga monumetet më të njohura në botë janë kthyer në ngjyrë jeshile për të festuar Shën Patrikun, Ndriçuesi i Irlandës. Duke filluar nga piramidat egjiptiane të Gizës deri tek statuja e Jezu Krishtit në Ri de Janeiro, të cilat ndriçojnë për herë të parë me një jeshile smerald.
IRLANDE - Disa nga monumetet më të njohura në botë janë kthyer në ngjyrë jeshile për të festuar Shën Patrikun, Ndriçuesi i Irlandës.
Duke filluar nga piramidat egjiptiane të Gizës deri tek statuja e Jezu Krishtit në Ri de Janeiro, të cilat ndriçojnë për herë të parë me një jeshile smerald.
Gjithashtu edhe në kryeqytetet e tjera më të famshme në botë, iniciativa “ Jeshilja Globale” e ndërmarë nga Bordi i Turizmit irlandez ka përfshirë edhe Sirenën e Vogël në Copenhagen, Syri i Londrës, Shtëpia e Operës në Sidney, Kulla e Pisës, Burj al Arab në Dubai, Mali Table një nga vendet më tërheqëse kryesore të Afrikës së Jugut, përfshirë ndër "shtatë mrekullitë e reja të natyrës, si dhe Gorky Park Gate në Moskë.
Shën Patriku ka lindur rreth vitit 385 në Cumbria të Britanisë së Madhe dhe ishte një veskov dhe misionar irlandez me origjinë skoceze. Ai lutej kur ishte vetëm në mal dhe jetoi në këtë mënyrë për 6 vjet.
Shën Patriku ngriti shumë kisha dhe manastire në gjithë Irlandën, por konvertimi i popullit irlandez, që ishte pagan nuk ishte një detyrë e thjeshtë. Pavarësisht nga gjithë pengesat armiqësore ai i qëndroi besnik vegimeve të tij dhe pagëzoi shumë njerëz në të krishterë.
Shën Patriku shpesh përshkruhet nëpër ikona duke mbajtur një “shemrok” lule karakteristike irlandeze, që ngjan me tërfilin ose me gjarpërinj, që largohen nga frika prej tij. Shën Patriku është padroni i Irlandës dhe është konsideruar si shenjti, që solli krishtërimin në Irlandë dhe kjo festë kombëtare irlandeze festohet në shumë vende të botës.